Ulen tarifat për furnizuesit e energjisë - Ndryshojnë edhe pagesat për prodhuesit dhe sistemet e mbyllura të shpërndarjes

Enti Rregullator i Energjisë ka ulur tarifat e licencimit në veprimtarinë e furnizimit dhe në sistemet e mbyllura të shpërndarjes së energjisë elektrike. Referuar vendimit të miratuar në datën 1 shtator, për t’u licencuar në këto veprimtari, subjektet e interesuar do të paguajnë 500 mijë lekë, nga 1 mln lekë që ishte deri më tani.
Kjo ulje vjen në një kohë kur kërkesat për të ushtruar aktivitet në veprimtrainë e furnizimit me energji elektrike mund të jenë në rritje, për shkak të liberalzimit të tregut të energjisë dhe shkëputjes nga OSHEE nga një numër i konsiderueshëm biznesesh.
Ndërkohë që, ndryshime tarifash janë bërë edhe në drejtim të licencimit në veprimtrainë e prodhimit të energjisë elektrike, ku deri më tani paguhej në varësi të kapacitetit të instaluar. Më konkretisht, sipas rregullores aktuale për çdo MW paguhej 30 mijë lekë, ndërkohë që me ndryshimet e fundit marrja e licencës do të kushtojë 500 mijë lekë, plus 250 mijë lekë për çdo central shtesë.
Për licencat e tjera nuk janë miratuar ndryshime në drejtim të licencimit, por në rast të modifikimit, rinovimit apo transferimit të tyre sipas rregullores së re, do të paguhet 50% e vlerës së licencimit. Kjo nënkupton që për disa prej veprimtrarive, sikurse është operimi i sistemit të transmetimit, i sistemit të shpërndarjes, furnizimit operimit të tregut apo sistemet e mbylliura të shpërndarjes së energjisë elekrtike, do të paguhet më shtrenjtë në rast të modifikimit apo rinovimit.
Por, në ndryshim nga modifikimi apo rinovimi, për transferimin e licencave, rregullorja e re përkhehet në ulje të ndjeshme të tarfiave që për shumicën e veprimtarive arrin në 50% më pak. Dokumenti i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë përcakton se pagesa e subjekteve të interesuar është e pakthyeshme dhe bëhet përpara dorëzimit të aplikimit. Ndërkohë që, ajo do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare.
Ola Mitre / SCAN

Shkencëtarët paralajmërojnë: Parandaloni zhdukjen e pemëve ose përballuni me katastrofë ekologjike globale!
Shkencëtarët kanë lëshuar një "paralajmërim urgjent për njerëzimin" për ndikimin global të zhdukjes së pemëve. Një dokument i ri parashikon pasoja të rënda për......

Miliarderi i fshehtë i quajtur ‘Sfinksi çek’ blen një kështjellë prej 43 milionë euro pranë Parisit!
Një automjet investimi i lidhur me Daniel Křetínský, një miliarder i fshehtë çek, i cili zotëron aksione në Royal Mail, J Sainsbury dhe West Ham United, ka......

Athina renditet lokacioni më i lirë në Europë për pushime në qytet!
Athina është renditur si vendndodhja më e lirë për një pushim në qytet në kontinent, përpara destinacioneve tradicionale të Europës Lindore, miqësore me......

Zbulohet një nga kullat më të përdredhura në botë – E lartë 180 metra dhe me fasadë totalisht prej xhami (FOTOT)
Një nga kullat më të përdredhura në botë është zbuluar në Chongqing, Kinë. Kulla Dance Of Light, e projektuar nga firma e arkitekturës Aedas dhe e përfunduar......

SHBA miraton shitjen e armëve prej 1.1 miliardë dollarësh për Tajvanin - Kina paralajmëron "kundër-masa"!
Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të marrin "kundërmasa" pasi administrata e Biden miratoi më shumë se 1.1 miliardë dollarë shitje të armëve në......

Ndërtimet rrisin të ardhurat e bashkive me 96% - Vetëm në 3 muaj mblidhen 37 mln euro nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
Të ardhurat e 61 bashkive në vend nga veta vendore u regjistruan në 8.6 miliardë lekë në 3 mujorin e parë të vitit, duke shënuan rritje gjatë me rreth 54%......

6 mijë të rinj u punësuan në 6 muaj - 1% e tyre u mbështetën për të hapur biznes
Mbi 6 mijë të rinj janë punësuar në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, përgjatë kësaj periudhe përmes......

800 fluturime të anuluara dhe 130 pasagjerë të bllokuar - Pilotët e Lufthansës mbyllin grevën!
Fluturime të anuluara, check-in të zbrazur, radhë të gjata në sportelet e rezervimit: kjo ishte gjendja e krijuar në disa aeroporte gjermane. Pilotët e......