Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2022, 09:37

6 mijë të rinj u punësuan në 6 muaj - 1% e tyre u mbështetën për të hapur biznes

Nga SCAN TV
6 mijë të rinj u punësuan në 6 muaj - 1% e tyre u

Mbi 6 mijë të rinj janë punësuar në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, përgjatë kësaj periudhe përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës, janë integruar në treg afro 5000 të rinj deri në moshën 29 vjec të regjistruar si punëkërkues të papunë.

Ndërkohë 1006 të rinj u përfshin ënë programet e nxitjes së punësimit i cili funksionon përmes subvencionimit që i bëhet biznesit të pages minimale dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo të punësuar.

60 të tjerë janë mbështetur për të hapur biznesit e tyre përmes programit të vetëpunësimit.  Ndërsa 74 të rinj nga mosha 25-29 vjeç u punësuan përmes programit të nxitjes së punësimit Punë Publike në Komunitet. Nga ana tjetër të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë ndjekur kursë të formimit profesional.

Vetëm në gjysmën e parë të vitit rezultojnë 2745 të rinj deri në 29 vjeçc që kanë marrë pjesë në një kurs të formimit profesional ndërkohë që janë 18.279 nxënës që ndjekin arsimin e mesëm profesional.

Papunësia në radhët e të rinjve dhe tendenca për t’u larguar nga Shqipëria është ndër fenomenet dhe problematikat me të cilat po përballet vendi vitet e fundit. Nga ana tjetër bizneset ankohen se nuk gjenë forcë punëtore të kualifikuar.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Nqe0V4NO4Rw

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat