KESH, tender për blerje energjie - Bien çmimet në bursa, shpenzohen 6 milionë euro për nevojat e 2 ditëve

Pas disa ditë me nivele rekord, çmimet e energjisë ne bursën e Hungarisë kanë shënuar tendencë në rënie gjatë 3 ditëve të fundit, teksa tregu i datës 2 shtator u mbyll me çmim mesatar prej 493.95 euro/MWh, nga 748.97 euro/MWh që ishte në datën 30 gusht.
Bursa Hungareze shërben si referencë për transaksionet në Shqipëri, teksa ecuria e saj prek drejtpërdrejt buxhetin e Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare, duke qenë se blerjet kryhen me baza ditore ose javore.
Ndërkaq, të premten KESH beu 12 360 MWh energji, me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore në datat 3 dhe 4 shtator. Në total për këtë blerje u shpenzuan rreth 6 mln euro, teksa çmimi mesatar me të cilin u sigurua energjia ishte 487,63 Euro/MWh. Kryerja e kësaj procedure vjen pas deklaratave të KESH, se do të mbulojnte nevojat për energji nga prodhimi në Kaskadën e Drinit, për shkak të çmimeve të larta në tregjet ndërkombëatre, që në atë kohë ishin në rreth 460 euro/MWh.
Gjithsesi, kjo nuk është blerja e parë pas këtyre deklaratave, pasi në datën 19 gusht, KESH shpenzoi edhe 7.62 mln euro, teksa çmimi me të cilin e siguroi energjinë ishte 563 euro/MWh. Së bashku me blerjen e të premtes, që nga fillimi i vitit për blerjen e energjisë janë shpenzuar gati 250 mln euro.
Paralelisht, niveli në liqenin e Fierzës përgjatë 6 muajve të parë të vitit ka qenë nën mesataren historike, ndërkohë që edhe gjatë gushtit tendenca është në rënie, duke qenë se në datën 29 gusht niveli ishte 271.94 m, nga 281.48 m që ishtë ne fillim të këtij muaji.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=yqh5JsNtBqo&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=1

Fermerët, interes për grurin. Po fondi a mjafton? - Aplikim për 40 % të sipërfaqës së financuar për kultivim vetëm në ditën e parë
Afro 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për financimin e kultivimit të grurit në vend. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka......

Mbi 71 mijë vende të lira pune - Danimarka dyfishon numrin që nga periudha përpara pandemisë!
Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë po vazhdon të rritet për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të dhanat zyrtare tregojnë se numri i vendeve të......

Franca u ofron qytetarëve deri në 4000 euro grante për të kaluar nga makina te biçikleta
Për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e CO2, Franca po ofron stimuj deri në 4,000 euro për njerëzit që duan të kalojnë nga makinat e tyre në biçikleta ose......

Stresi në punë, Shqipëria e 9-ta në Europë - 40% e punonjësve dëshirojnë largimin nga vendi. Kryesojmë listën bashkë me Kosovën
Shqipëria renditet e 9-ta në Europë për punonjësit më të stresuar. Në një pozicionim pas Kroacisë dhe Portugalisë, nga 1000 persona të cilët kanë marrë pjesë......

Nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë - Operacioni, për përballimin e krizës. Në 6 muaj, OSHEE kapi vetëm 3.5% të lidhjeve të paligjshme
Javën e ardhshme qeveria do të nisë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithçka është bërë me dije nga Ministria e Brendshme, duke......

Ashensori më i lartë në botë brenda në natyrë (FOTOT)
Ashensori më i lartë në botë në natyrë mund të jetë dy dekada i vjetër, por ai mbetet po aq i popullarizuar si kurrë më parë, duke ofruar pamje të shpejta dhe......

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë dëmshpërblime nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore
Politikani më i lartë i Polonisë tha se qeveria do të kërkojë një dëmshpërblim prej 1.3 trilion dollarësh nga Gjermania për pushtimin e vendit të tij nga......

Përfundojnë subvencionet në Gjermani - Çmimet e benzinës dhe naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e benzinës dhe naftës në të gjithë Gjermaninë u rritën ndjeshëm, pas përfundimit të politikës 3-mujore të subvencionimit të karburantit nga qeveria.......