Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2022, 12:33

Fermerët, interes për grurin. Po fondi a mjafton? - Aplikim për 40 % të sipërfaqës së financuar për kultivim vetëm në ditën e parë

Nga SCAN TV
Fermerët, interes për grurin. Po fondi a mjafton? - Aplikim për

Afro 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për financimin e kultivimit të grurit në vend.  Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se të interesuarit janë nga i gjithë vendi,  për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%.

Sipas saj Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani. Po ndërkohë që interesi i fermerëve për të përfituar mbështetjen financiare prej 30 mijë lekë për hektarë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektarë, duket se është i lartë, a mjafton fondi i vënë në dispozicion për këta aplikantë?  Fondi total i akorduar nga qeveria për të nxitur prodhimin e grurit në vend si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë është 500 milionë lekë.

Nga një llogari e thjeshtë, me këtë fond mund të mbështetet kultivimi i grurit për afro 16 660 hektarë tokë. Por nëse vetëm në ditën e parë është aplikuar për afro 40 për qind të sipërfaqës që synohet të kultivohet, a do të mjaftojnë fondet për të gjithë fermerët e intreresuar?

Mesa duke këtë vit hapësirat e qeverisë kanë qenë të kufizuara dhe në përzgjedhjen e fermerëve fitues, përpos dokumentacionit, do t’u jepet prioritet atyre që kanë aplikuar të parët, duke lënë jashtë vijës përfituese ata që pavarësisht se mund të plotësojnë kushtet, por për mungesë fondesh nuk do të mund të përfitojnë.  Ministria e Bujqësisë synon që përmes kësaj skeme të mbështeten 7300 fermerë, që i bie mesatarisht me 2.2 hektarë tokë secili.

Për të përfituar, aplikanti duhet të jetë i pajisur me NIPT fermeri aktiv; Toka të jetë në pronësi ose në përdorim (qira, huapërdorje etj.); të ketë faturë të fiskalizuar për blerjen e farës dhe plehrave kimike. Ministria synon që sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen të arrijë në 70. 000 ha në total. Aktualisht në vend prodhohen mesatarisht 233 mijë ton grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë ton.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=4QDYnqXp_H8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat