Grekët të “etur” për kredi hipotekare - Në 7 muaj bankat disbursuan 645 milionë kredi të re për banesa

Kërkesa për kredi për banesa në Greqi ka vijuar në rritje në muajin korrik, ashtu si në gjysmën e parë të vitit, pas një periudhe të gjatë pezullimi në vitet e mëparshme. Të dhënat zyrtare tregojnë se, kreditë e reja të dhëna nga bankat në korrik u rritën në 95 milionë euro, nga 88 milionë euro që ishin në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një rritje prej 7,9%, duke i çuar disbursimet e reja të 7 muajve në 645 milionë euro, krahasuar me 438 milionë euro të një viti më parë.
Ekspertët bankarë në Greqi shprehen se kërkesa e lartë për kredi hipotekare është ndihmuar nga fakti se rritja e normës bazë të interesit nga BQE nuk është reflektuar ende në disbursimet e reja të kredive, të cilat dominohen nga normat ende të ulëta fikse të ofruara nga bankat.
Bazuar në tarifat aktuale, normat fikse të interesit fillojnë nga 2.9% për një afat 3-vjeçar dhe arrijnë deri në 4.20% për një periudhë afatgjatë 30-vjeçare. Sipas të dhënave nga bankat, më shumë se 90% e kredive të reja janë lidhur me një normë interesi fikse prej 10 vitesh.
Mbajtja e normave të interesit për kreditë e reja për banesa në nivele të ulëta konfirmohet nga të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka e Greqisë, sipas të cilave norma mesatare e interesit për kredinë për banesa ka rënë në korrik në 2.84% nga 2.85% në qershor. Arsyeja është konkurrenca e lartë mes bankave për të rritur aksionet e tyre në financimin e ri, që është edhe pararendës i rikthimit përfundimtar në rentabilitet.
Kjo është në kundërshtim me tendencën e përgjithshme rritëse të normave të interesit, por edhe me rrjedhën e normave të interesit në bilancet ekzistuese, pra për kreditë e dhëna në të kaluarën, norma mesatare e ponderuar e të cilave është rritur në korrik në 2.15%, nga 1.99% në qershor.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=MMp8IGsrT2s&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=2
Sondazh

Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi hyn në fuqi në tetor dhe zgjat deri në fund të vitit!
Qeveria spanjolle do të ulë taksën e konsumit për karburantet. Kryeministri Pedro Sanchez, në një intervistë për radion Cadena SER, tha se ulja e taksave do të......

2.5 milionë lekë grante për dixhitalimin e bizneseve - AIDA hap thirrjen, apikimet deri më datën 21 tetor
Bizneset që kanë ide inovative dhe duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre mund të bëhen përfitues të granteve deri në 2.5 milionë lekë. Agjencia Shqiptare e......

Qindra fluturime të anuluara – Lufthansa përballet me greva masive të pilotëve për shkak të pagave!
Pilotët në Lufthansa hynë në grevë të premten, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë qindra fluturime, duke bllokuar pushuesit. Linja ajrore tha......

Përvetësoi 16 700 euro nëpërmjet mashtrimit me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar / Policia arreston shtetasen
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Deceit” ku është vënë në pranga një shtetase 32......

Rritja e çmimeve të energjisë mund të nxisë trazira sociale në të gjithë Europën këtë dimër!
Vendet më të pasura të Europës përballen me rreziqe në rritje të trazirave civile gjatë dimrit, duke përfshirë protesta dhe demonstrata në rrugë, për shkak të......

950 milionë dollarë humbje - Inflacioni në rritje i Turqisë po ndez sinjale paralajmëruese për bankat e Gjirit!
Bankat me ekspozim ndaj Turqisë janë përballur me humbje që kur monedha e vendit filloi të zhvlerësohej ndjeshëm në vitin 2018; tani, huadhënësit në disa......

Mungesë e fuqisë punëtore - Australia rrit kuotat e emigracionin të përhershëm me 35 mijë!
Qeveria australiane njoftoi të premten se do të rrisë numrin e saj të emigracionit të përhershëm me 35,000 në 195,000 në vitin aktual fiskal, ndërsa kombi po......

Dollari dhe Euro ‘kërcejnë’ sërish – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ndryshuar sërish drejtim krahasuar me pjesën tjetër të kësaj jave kur regjistroi rënie te ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë të......