Europa Postuar më 2 Shtator 2022, 11:35

Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi hyn në fuqi në tetor dhe zgjat deri në fund të vitit!

Nga SCAN TV
Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi

Qeveria spanjolle do të ulë taksën e konsumit për karburantet. Kryeministri Pedro Sanchez, në një intervistë për radion Cadena SER, tha se ulja e taksave do të jetë drastike nga 21% në 5%. Sipas deklaratave të kreut të qeverisë spanjolle, ulja e taksës për shitjen e karburanteve do të zbatohet nga tetori, dhe për momentin do të zbatohet deri në fund të vitit. Këtë vit, qeveria spanjolle ka ulur dy herë Tatimin e Vlerës së Shtuar për energjinë elektrike.

“Kjo qeveri do të përpiqet gjithmonë të mbrojë klasën e mesme. Synojmë të kemi një drejtësi fiskale, një shpërndarje të barabartë të pasojave të luftës së Putinit. Ne nuk mendojmë për kufizime të gazit për këtë dimër. Konteksti është shumë i pasigurt, por ne kemi një situatë më të sigurt se vendet e tjera. Gjatë këtyre muajve të “krizës energjetike” ka ulur me 80% taksat për faturën e energjisë elektrike, që përfaqëson “kursim për taksapaguesit rreth 10 miliardë euro”, u shpreh ai.

Sánchez ka mbrojtur menaxhimin e qeverisë së tij për të vënë në lëvizje të ashtuquajturin “përjashtim iberik”, që pavarësisht kufizimit të çmimit të gazit nuk e ka penguar këtë verë të jetë më e shtrenjta në histori. Megjithatë, ky mekanizëm, i cili vendos një çmim maksimal për gazin e përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, po shërben si frenim për të parandaluar që çmimet të jenë edhe më të larta dhe i mban ato shumë poshtë çmimeve të vendosura nga ekonomitë kryesore europiane. Sipas tij, nëpërmjet këtij mekanizmi fatura e energjisë është rritur vetëm 15%.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=mmP_CVhjsJY

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat