950 milionë dollarë humbje - Inflacioni në rritje i Turqisë po ndez sinjale paralajmëruese për bankat e Gjirit!

Bankat me ekspozim ndaj Turqisë janë përballur me humbje që kur monedha e vendit filloi të zhvlerësohej ndjeshëm në vitin 2018; tani, huadhënësit në disa shtete të Gjirit të pasura me naftë në veçanti do të goditen vitin e ardhshëm për shkak të lidhjeve të tyre me vendin, sipas një raporti të fundit nga agjencia e vlerësimit Fitch.
Bankat në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit – që janë Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – me filialet turke duhej të miratonin “raportimin e hiperinflacionit” në gjysmën e parë të vitit 2022, shkroi Fitch këtë javë, ndërsa inflacioni kumulativ në Turqi gjatë tre viteve të fundit ka tejkaluar 100%.
Fitch llogarit se bankat GCC me filialet turke kanë shënuar humbje neto prej rreth 950 milionë dollarë në gjysmën e parë të këtij viti. Ndër më të goditurat ishin Emirates NBD - banka kryesore e Dubait - dhe Kuwait Finance House, banka e dytë më e madhe në Kuvajt. Ekspozimi turk për Kuwait Finance House dhe Emirates NBD është përkatësisht 28% dhe 16% e aseteve të tyre. Banka Kombëtare e Katarit ishte gjithashtu në mesin e të prekurve.
“Fitch i ka parë gjithmonë ekspozimet turke të bankave GCC si negative për kredinë”, shkroi firma e vlerësimit. “Ekspozimet turke janë një rrezik për pozicionet e kapitalit të bankave GCC për shkak të humbjeve të përkthimit të monedhës nga zhvlerësimi i lirës.”
Lira ka humbur 26% të vlerës së saj kundrejt dollarit nga vjet, duke i bërë importet dhe blerjen e mallrave bazë shumë më sfiduese për 84 milionë banorët e Turqisë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Mungesë e fuqisë punëtore - Australia rrit kuotat e emigracionin të përhershëm me 35 mijë!
Qeveria australiane njoftoi të premten se do të rrisë numrin e saj të emigracionit të përhershëm me 35,000 në 195,000 në vitin aktual fiskal, ndërsa kombi po......

Dollari dhe Euro ‘kërcejnë’ sërish – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan ka ndryshuar sërish drejtim krahasuar me pjesën tjetër të kësaj jave kur regjistroi rënie te ndjeshme të kuotës teksa është blerë këtë të......

Ushqim falas për 88 mijë punëtorë – Kompania britanike synon t’i ndihmojë ata të përballen me krizën gjatë dimrit!
Partneriteti John Lewis, në Britaninë e Madhe, i cili zotëron supermarkete, dyqane dhe ofron shërbime bankare, njoftoi të mërkurën se do të ofrojë ushqim......

Diamanti rozë që mund të kushtojë më shumë se 21 milionë dollarë!
Një diamant rozë verbues, i përshkruar si një nga më të pastrit në botë, mund të arrijë më shumë se 21 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong në......

Ferma më e madhe në botë e erës në det të hapur është tashmë plotësisht funksionale!
Një strukturë e përshkruar nga firma daneze e energjisë Orsted si "ferma më e madhe e erës në det të hapur në botë" është tashmë plotësisht funksionale, me 165......

Paundi përjetoi muajin e tij më të keq që nga Brexit - Analistët presin që ai të ‘zbresë në thellësi të reja'!
Paundi në gusht pësoi rënien e tij më të mprehtë mujore kundrejt dollarit amerikan që nga pasojat e referendumit të Brexit, pasi pasiguria politike dhe një......

Tarifa të reja për licencat e energjisë - ERE, Ahmeti: Kompanitë duhet të tregojnë kapacitete financiare
Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar rregullat dhe procedurat që ndiqen për dhënien apo modifikimin e licencave në sektorin energjisë......

Kompanitë punësuan 535 të papunë çdo muaj - Programet subvencionuese, të punësuarit nga shtresat vulnerabël
Programet e nxitjes së punësimit të aplikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive kanë filluar të japin efektet e para përgjatë këtij vitit. Sipas......