Kompanitë punësuan 535 të papunë çdo muaj - Programet subvencionuese, të punësuarit nga shtresat vulnerabël

Programet e nxitjes së punësimit të aplikuara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive kanë filluar të japin efektet e para përgjatë këtij vitit. Sipas të dhënave zyrtare të këtij institucioni janë 3211 punëkërkues të papunë që janë punësuar në 6 muajt e parë të 2022, apo mesatarisht 535 të papunë çdo muaj, të cilët janë kryesisht punëkërkues anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike, të rinj, persona me aftësi të kufizuar si dhe punëkërkues afatgjatë të cilët kanë mbi 1 vit të regjistruar në zyrat e punësimit.
Në Prill të këtij viti Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive çeli thirrjen për mbështetjen e bizneseve me qëllim rritjen e të punësuarve, ku fondi i vënë në dispozicion në total përgjatë gjithë vitit është 550 milionë lekë.
Ky është një program për punësim 1-vjeçar i cili synon të përshtatë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato. Për te punësuar këta punëkërkues, punëdhënësit subvencionohen nga buxheti i shtetit me financim deri në 12 paga.
Ndërkohë që risia për këtë vit, është që për t’ju ardhur ne ndihmë personave që kanë pengesa të tjera për te filluar punë, përmes këtij programi, ofrohet subvencionim për shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim.Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar, programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.
Në total Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive aplikon 5 programe punësimi për integrimin në treg të kategorive të ndryshme.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=BDwRSrP3Qwk
Sondazh

G7, çmim tavan për naftën ruse - Rritja e çmimit ka sjellë 700 milionë dollarë më shumë fitime për Rusinë vetëm në qershor
Ministrat e Financave nga grupi i shtatë i vendeve më të industrializuara të botës do të diskutojnë të premten vendosjen e një çmimi tavan të propozuar nga......

Bordi i Transparencës – Publikohen çmimet e reja të karburantit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar sot vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i......

Nisin shpronësimet për “rikonstruksionin e rrugës Pogradec – Tushemisht – Doganë” / Rreth 32 milion lekë për përfituesit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave është bërë me dije se me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i......

Transport publik falas në Spanjë - Skema, në fuqi deri në fund të vitit, do i kushtojë buxhetit të shtetit 221 milionë euro
Me inflacionin afër niveleve rekord prej mbi 10% në bazë vjetore, qeveria socialiste në Spanjë shpreson të lehtësojë shpenzimet e jetesës dhe të inkurajojë më......

Turqi, rriten çmimet e energjisë dhe gazit - Shtrenjtohen me 50% për industrinë dhe 20% për konsumatorët familjarë
Autoritetet turke rritën çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet me rreth 20% dhe me rreth 50% për industrinë, duke ushtruar presion të......

Rritja e energjisë ndryshon mënyrën e punës - Risia e fabrikës italiane të qeramikës për të kursyer. Por, fatura mujore ishte 127 mijë euro
Dielli nuk kishte lindur ende mbi “Citta di Castello” në rajonin e Umbrias, Italia Qendrore, kur punëtorët e parë filluan të mbërrinin në fabrikën e qeramikës......

Belgjika, masa për kursimin e energjisë - Fiken dritat në ndërtesat publike. Taksim fitimeve të tepërta të kompanive energjetike
Belgjika njoftoi një sërë masash për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë, duke përfshirë ulje të konsumit në ndërtesat publike dhe një propozim për të......

Çmimet e naftës, të pandryshuara për 2022 - Analistët e JP Morgan parashikojnë rënie të lehtë për 2023
Çmimet e naftës do të jenë të qendrueshme për pjesën e mbetur të vitit, por do të ulen pak në vitin 2023, sipas analistëve të tregjeve. Çmimet globale të......