Nisin shpronësimet për “rikonstruksionin e rrugës Pogradec – Tushemisht – Doganë” / Rreth 32 milion lekë për përfituesit

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave është bërë me dije se me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë është vendosur të bëhet shpronësimi, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “rikonstruksioni i rrugës Pogradec – Tushemisht – Doganë”
Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Pogradec dhe pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 32 356 650 (tridhjetë e dy milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Pogradec dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Korçë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
SCAN
Sondazh

Transport publik falas në Spanjë - Skema, në fuqi deri në fund të vitit, do i kushtojë buxhetit të shtetit 221 milionë euro
Me inflacionin afër niveleve rekord prej mbi 10% në bazë vjetore, qeveria socialiste në Spanjë shpreson të lehtësojë shpenzimet e jetesës dhe të inkurajojë më......

Turqi, rriten çmimet e energjisë dhe gazit - Shtrenjtohen me 50% për industrinë dhe 20% për konsumatorët familjarë
Autoritetet turke rritën çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror për familjet me rreth 20% dhe me rreth 50% për industrinë, duke ushtruar presion të......

Rritja e energjisë ndryshon mënyrën e punës - Risia e fabrikës italiane të qeramikës për të kursyer. Por, fatura mujore ishte 127 mijë euro
Dielli nuk kishte lindur ende mbi “Citta di Castello” në rajonin e Umbrias, Italia Qendrore, kur punëtorët e parë filluan të mbërrinin në fabrikën e qeramikës......

Belgjika, masa për kursimin e energjisë - Fiken dritat në ndërtesat publike. Taksim fitimeve të tepërta të kompanive energjetike
Belgjika njoftoi një sërë masash për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë, duke përfshirë ulje të konsumit në ndërtesat publike dhe një propozim për të......

Çmimet e naftës, të pandryshuara për 2022 - Analistët e JP Morgan parashikojnë rënie të lehtë për 2023
Çmimet e naftës do të jenë të qendrueshme për pjesën e mbetur të vitit, por do të ulen pak në vitin 2023, sipas analistëve të tregjeve. Çmimet globale të......

Infrastruktura e Çelësit Publik do t'i jepet privatit - Duhet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit, qeveria autorizon “Financat” për dhënien e PPP-së
Infrastruktura e Çelësit Publik do të jepet me koncesion, duke transferuar të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelsa publikë në dorë......

Deeuroizim, por tregu financiar rriti ekspozimin - Raporti, dhjetra milionë kompanitë e sigurimit, fondet e investimeve dhe letrave me vlerë
Tregjet financiare shqiptare kanë rritur gjatë këtij viti ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa kjo e fundit vijon të nënçmohet në nivelet......

Qytetarët, më shumë fitime nga bonot e obligacionet - Në verë, interesat e instrumenteve 1-vjeçar shkuan 2.84%. Priten rritje të mëtejshme
Në një kohë kur bankat tregojnë pak vëmendje ndaj letrave me vlerë të qeverisë, dhe pas rritjeve të normës bazë të interesit nga banka e Shqipërisë, bonot e......