Belgjika, masa për kursimin e energjisë - Fiken dritat në ndërtesat publike. Taksim fitimeve të tepërta të kompanive energjetike

Belgjika njoftoi një sërë masash për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë, duke përfshirë ulje të konsumit në ndërtesat publike dhe një propozim për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive të energjisë si Engie dhe TotalEnergies.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, tha se ngrohja në ndërtesat publike do të kufizohet në 19 gradë Celsius dhe do të reduktohet përdorimi i ajrit të kondicionuar, ndërsa dritat nëpër zyra dhe monumente do të fiken në orën 19:00. Bisedimet do të vazhdojnë për të vendosur për fikjen e dritave në autostrada dhe në qytete në orë të caktuara.
Qeveria federale tha gjithashtu se do të paraqesë deri në fund të shtatorit një propozim për të taksuar fitimet e tepërta të kompanive të energjisë.
"Në vendin tonë, një taksë mbi fitimet e tepërta ekziston tashmë në sektorin bërthamor. Qëllimi i propozimit të ri është që të shtrihet kjo masë në kompanitë e tjera në sektorin e energjisë, fitimet e të cilave tani janë shumë të larta," tha De Croo.
Pushtimi rus i Ukrainës, e detyroi Belgjikën të rimendonte planet për t'u mbështetur më shumë në gazin natyror dhe për të ndaluar përdorimin e energjisë bërthamore tërësisht në vitin 2025. Në korrik, ajo arriti një marrëveshje fillestare me grupin francez Engie për të zgjatur operimin e dy reaktorëve të saj më të rinj bërthamorë, Doel 4 dhe Tihange 3, me 10 vjet.
Qeveria belge i kërkoi gjithashtu operatorit Engie të shqyrtojë shtyrjen e mbylljes përfundimtare të një prej dy reaktorëve të saj më të vjetër Tihange 2 deri më 31 mars 2023, megjithëse Engie tha se ishte e pamundur.
Zyra e statistikave e BE-së, Eurostat tha në fillim të këtij viti, se Belgjika kishte inflacionin më të lartë të energjisë në BE dhe se qeveria në Bruksel ka ndërhyrë vetëm me taksat dhe tarifat për të lehtësuar konsumatorin.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=aytiYOh1Paw
Sondazh

Çmimet e naftës, të pandryshuara për 2022 - Analistët e JP Morgan parashikojnë rënie të lehtë për 2023
Çmimet e naftës do të jenë të qendrueshme për pjesën e mbetur të vitit, por do të ulen pak në vitin 2023, sipas analistëve të tregjeve. Çmimet globale të......

Infrastruktura e Çelësit Publik do t'i jepet privatit - Duhet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit, qeveria autorizon “Financat” për dhënien e PPP-së
Infrastruktura e Çelësit Publik do të jepet me koncesion, duke transferuar të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelsa publikë në dorë......

Deeuroizim, por tregu financiar rriti ekspozimin - Raporti, dhjetra milionë kompanitë e sigurimit, fondet e investimeve dhe letrave me vlerë
Tregjet financiare shqiptare kanë rritur gjatë këtij viti ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa kjo e fundit vijon të nënçmohet në nivelet......

Qytetarët, më shumë fitime nga bonot e obligacionet - Në verë, interesat e instrumenteve 1-vjeçar shkuan 2.84%. Priten rritje të mëtejshme
Në një kohë kur bankat tregojnë pak vëmendje ndaj letrave me vlerë të qeverisë, dhe pas rritjeve të normës bazë të interesit nga banka e Shqipërisë, bonot e......

Mbyllja e basteve i kushtoi buxhetit 140 milionë euro - Qeveria pritet të zyrtarizojë “plagën sociale”, formalizim i skedinave online!
Në Janar të vitit 2019 qeveria shqiptare vendosi të ulë qepenat e të gjitha kazinove elektonike dhe basteve sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë......

Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë rritje page - Mësuesit bojkotojnë ditën e parë të shkollës, kërkojnë 100 euro shtesë
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive......

Hungaria nënshkruan marrëveshje me Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror!
Hungaria thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin energjetik rus Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë. Zoltan Kovacs, zëdhënës......

Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!
Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin......