Mbyllja e basteve i kushtoi buxhetit 140 milionë euro - Qeveria pritet të zyrtarizojë “plagën sociale”, formalizim i skedinave online!

Në Janar të vitit 2019 qeveria shqiptare vendosi të ulë qepenat e të gjitha kazinove elektonike dhe basteve sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë sociale” për shoqërinë. Vendimi hyri në fuqi më 1 Janar dhe ky aksion preku drejtpërsëdrejti rreth 15 mijë familje që krijonin të ardhura nga ky sektor.
Në total në atë kohë fiunksiononin 3 kompani mëmë të baseve sportive me afro 4200 pika në të gjithë vendin, të cilat u mbyllën fizikisht. Por mbyllja fizike e tyre, ishte fillimi i lulëzimit të një industrie bastesh informale.
Nga 2019 e deri më tani, bastet sportive janë zhvendosur online dhe funksionojnë në mënyrë informale mijëra faqe, ku çdokush përmes një llogarie të hapur permes internetit mund të luajë normalisht. Dhe duke parë këtë ecuri, qeveria mesa duket ka vendosur të zyrtarizojë këtë “plagë sociale” duke formalizuar sërish këtë industri, me qëllim që të vjelë të ardhurat e munguara ndër vite.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një dëgjesë me e drejtues të federative të sportit në vendin tonë të cilët kërkojnë të veprohet sipas rregullave në vendet europiane, për të larguar bastet në të zezë dhe formalizimin e tyre.
Por sa janë të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit nga mbyllja e kësaj industrie gjatë këtyre 4 viteve? Kompanitë e basteve paguanin çdo vit rreth 35 milionë euro në buxhetin e shtetit në formën e taksave dhe tatimeve, ndërsa nga 2019 e tutje i gjithë aktiviteti, i zhvendosur on line, është përkthyer në fitim të pastër pa detyrime për aktorët e këtij tregu.
Madje janë kursyer edhe nga shpenzimet për qiratë e pikave fizike, energjia elektrike, etj. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, buxheti i shtetit ka humbur afro 140 milionë euro të ardhura vetëm nga bastet sportive, ku përfshihet taksa, tatime, sigurime shoqërore dhe shëndetësore, etj. Mesa duket, aksioni i zhurmshëm i para 4 vitesh, “Fundi i marrëzisë”, i ka kushtuar ndjeshëm qeverisë, e cila po merr në konsideratë legalizimin e këtij sektori.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8KZaFuEmzgg
Sondazh

Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë rritje page - Mësuesit bojkotojnë ditën e parë të shkollës, kërkojnë 100 euro shtesë
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive......

Hungaria nënshkruan marrëveshje me Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror!
Hungaria thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin energjetik rus Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë. Zoltan Kovacs, zëdhënës......

Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!
Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin......

Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për të përballuar krizën energjetike!
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri......

Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe......

BE pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë!
Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për......

Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet!
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë......

‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në......