BE pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë!

Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për marrjen e vizave turistike Schengen nga shtetasit rusë.
Ky vendim vjen 15 vjet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për lehtësimin e procedurave për viza turistike Schengen për shtetasit rusë. Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e konfirmoi vendimin në konferencën për shtyp, pas një takimi jo formal të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE, të zhvilluar të mërkurën (31.08) në Pragë, të fokusuar në pasojat globale të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Gjithsesi vendimi nuk e ndalon krejtësisht dhënien e vizave për shtetas rusë dhe nuk e bën të pamundur marrjen e vizës, tha Borrell në konferencën për shtyp. Marrëveshja mes BE dhe Rusisë për lehtësimin e procedurave të marrjes së vizave Schengen u pezullua pjesërisht në fund të shkurtit të këtij viti për shtetasit rusë, të afërt me Putin, biznesmenë dhe mbajtës pasaportash diplomatike. Pezullimi i pjesshëm nuk preku rusët e zakonshëm që deri tani kanë përfituar nga procedurat e lehtësimit të marrjes së vizave Schengen.
Vendimi erdhi pas kundërshtimit të Gjermanisë, të Francës dhe të Belgjikës për ndalimin e plotë të vizave për shtetasit rusë me arsyetimin që "kjo do të ndëshkonte edhe rusët që kundërshtojnë luftën në Ukrainë, apo që dëshirojnë të hyjnë në vendet e BE për qëllime humanitare."
- Ministrja e Jashme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha që "Gjermania u ka dhënë viza Schengen njerëzve që me guxim kanë vendosur të largohen nga Rusia, p.sh. gazetarëve që duan të raportojnë nga Bashkimi Evropian ose studentëve që largohen. Dhe unë dëshiroj që kjo mundësi për ata të vazhdojë.”
- Josep Borrell tha në konferencën për shtyp se "që nga mesi i korrikut ka pasur një rritje të konsiderueshme të kalimeve kufitare nga Rusia në shtetet fqinje, gjë që përbën një rrezik sigurie për këto shtete."
- Burime nga zyra e shtypit të Këshillit Europian citojnë Ministrin e Jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto, sipas të cilit duke filluar nga 1 shtatori Finlanda do të japë vetëm 10 % të numrit të vizave që ka dhënë zakonisht, para vendimit të marrë tani nga BE-ja.
- Në Shqipëri po zhvillohen hetime ndaj dy turistëve rusë dhe një ukrainas të arrestuar dhe të dyshuar për spiunazh. Ata u kapën nga Policia e Shtetit kur tentuan të hynin në uzinën ushtarake në Gramsh, që konsiderohet objekt strategjik nga autoritetet vendase të mbrojtjes. Dy turistët rusë dhe ai ukrainas kanë mohuar se janë të rekrutuar nga shërbimet sekrete ruse dhe kanë këmbëngulur se kanë ardhur në Shqipëri vetëm për turizëm.
E . S / SCAN
Sondazh

Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet!
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë......

‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në......

Letër e ricikluar nga paketat boshe të cigareve - Firma me bazë në Beograd me punonjës me aftësi ndryshe drejt ndërtimit të fabrikës
Ndërsa Serbia dhe vendet e tjera të rajonit po mbyten në të gjitha llojet e mbeturinave, nga plastika te letra te qelqi, një firmë me bazë në Beograd po jep......

EKSKLUZIVE/ Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje - Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin......

Eksportet e naftës ruse në Azi kanë rënë me më shumë se 500 mijë fuçi në ditë - Niveli më i ulët në 5 muaj
Dërgesat ruse të naftës bruto të dërguara nga deti në Azi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga marsi, sipas të dhënave nga Bloomberg. Dërgesat ranë me......

Një tregues kryesor i recesionit ‘sapo u ndez’ - JPMorgan: Kjo nuk do të thotë se është koha për të shitur aksionet!
Aksionet ende mund të rriten edhe kur një tregues kryesor i recesionit sapo u ndez, sipas JPMorgan. Një tregues kyç i recesionit sapo u ndez. Sa herë që......

Energji për 1.3 milionë shtëpi - Ferma me erë e Detit të Veriut merr titullin si më e madhja në botë!
Projekti Hornsea 2 mund të gjenerojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar me energji rreth 1.3 milionë shtëpi – kjo është e mjaftueshme për një qytet......

Ulen çmimet e naftës në vend – Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja!
Bordi i Transparencës ka publikuar sot vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i......