Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet!

Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Filloi së zbatuari marrëveshja për dokumentet e identifikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e dakorduar ditë më parë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Në këtë mënyrë Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës, si zëvendësim për letërnjoftimin që tash e 11 vjet e praktikon për kosovarët. Këtë e konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës Xhelal Svecla, i cili shkroi në Facebook se në pikë kalimet kufitare me Serbinë, është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje.
Autoritetet e Serbisë, një ditë para se të fillonte së zbatuari marrëveshja për hyrje/dalje vendosën disa njoftime në vendkalimet me Kosovën, ku shkruhej se "mundësimi i kalimit të kufirit me dokumente të identifikimit të lëshuara nga Kosova bëhet për arsye krejtësisht praktike, që liria e lëvizjes të bëhet më e lehtë, bazuar në marrëveshjen për lëvizje të lirë dhe kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës”.
Kurse autoritetet kufitare të Kosovës po zbatojnë reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve të Serbisë, duke u mbuluar atyre inicialet shtetërore me letra ngjitëse. Të njëjtën gjë për Kosovën e bën edhe Serbia. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha ditë më parë se Serbia ka propozuar që "targat me inicialet KS, të përdoren nga serbët në Kosovë”, por, qeveria e Kosovës ka thënë se nuk mund të pranojë targa që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës.
Serbët e Kosovës brenda dy muajve kanë afat që makinat e tyre t'i regjistrojnë me tabela të Republikës së Kosovës, RKS. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se shpreson që edhe "çështja e kalimit nga targat ilegale të Serbisë në targa të Kosovës” të kalojë pa probleme, sikurse ajo e dokumenteve.
Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova është e interesuar që të arrihet marrëveshje me Serbinë, e cila do të kishte në qendër njohjen reciproke. Serbia e kundërshton këtë. Por, derisa nuk arrihet kjo marrëveshje, e cila sipas kryeministrit Kurti do të ishte ndërkombëtare, ligjërisht e obligueshme, Kosova do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë, i cili siç tha, "do të vendoset gradualisht”.
Sipas tij, vendimet e fundit, sa i përket targave të makinave dhe dokumenteve të identifikimit të Serbisë, kanë qenë në kuadër të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në......

Letër e ricikluar nga paketat boshe të cigareve - Firma me bazë në Beograd me punonjës me aftësi ndryshe drejt ndërtimit të fabrikës
Ndërsa Serbia dhe vendet e tjera të rajonit po mbyten në të gjitha llojet e mbeturinave, nga plastika te letra te qelqi, një firmë me bazë në Beograd po jep......

EKSKLUZIVE/ Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje - Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin......

Eksportet e naftës ruse në Azi kanë rënë me më shumë se 500 mijë fuçi në ditë - Niveli më i ulët në 5 muaj
Dërgesat ruse të naftës bruto të dërguara nga deti në Azi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga marsi, sipas të dhënave nga Bloomberg. Dërgesat ranë me......

Një tregues kryesor i recesionit ‘sapo u ndez’ - JPMorgan: Kjo nuk do të thotë se është koha për të shitur aksionet!
Aksionet ende mund të rriten edhe kur një tregues kryesor i recesionit sapo u ndez, sipas JPMorgan. Një tregues kyç i recesionit sapo u ndez. Sa herë që......

Energji për 1.3 milionë shtëpi - Ferma me erë e Detit të Veriut merr titullin si më e madhja në botë!
Projekti Hornsea 2 mund të gjenerojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar me energji rreth 1.3 milionë shtëpi – kjo është e mjaftueshme për një qytet......

Ulen çmimet e naftës në vend – Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja!
Bordi i Transparencës ka publikuar sot vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i......

Pas 4 vitesh rikthehen bastet sportive? - Rama: Nëse po, vetëm online. Ylli: Po luhen në të zezë, fitimet të jenë për sportin
Katër vite pas mbylljes me ligj, qeveria po mendon rikthimin e basteve sportive por vetëm online. Ky mendim erdhi pas një dëgjese publike me drejtues të......