Pas 4 vitesh rikthehen bastet sportive? - Rama: Nëse po, vetëm online. Ylli: Po luhen në të zezë, fitimet të jenë për sportin

Katër vite pas mbylljes me ligj, qeveria po mendon rikthimin e basteve sportive por vetëm online. Ky mendim erdhi pas një dëgjese publike me drejtues të organizatave sportive në vendin tonë të cilët kërkojnë të veprohet sipas rregullave në vendet europiane, për të larguar bastet në të zezë dhe formalizimin e tyre.
'Tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë, është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati, nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin, kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identitet nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me milion dhe sporti nuk po merr asnjë lekë, Komiteti Italian me % nga bastet, pra kur shtete europiane, i kanë këto ligje me standarte, po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati”, tha kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli.
Pro rikthimit të basteve është dhe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ku sipas tij fondet e përfituara nga menaxhimi i rregullt i basteve do të ndihmonin për infrastukturën e nevojshme për futbollit.
Ai u shpreh se 'Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin. I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë.'
Kryeministri Rama u shpreh se ky vendim do të shihet me pozitivitet. Rikthimi i basteve sportive sipas tij do të kryhet vetëm online dhe jo në salla e makineta dhe do të jetë në bashkëpunim me kompanitë ndërkombëtare.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=bil437Fw7FU
Sondazh

Inflacioni 2023-2025, bizneset e konsumatorët në “panik” - BSH: Pritshmëritë në rekorde historike 10.6% dhe 9.6%. Agjentët financiarë, pritje më realiste
Por çfare parashikojnë bizneset, konsumatorët, por veccanërisht institucionet financiare për inflacionin në terma afatshkushtëra. Banka e Shqipërisë thekson në......

Nis “fushata” e mbjelljes së grurit - Hapen aplikimet për financimin e fermerëve. Procedurat që duhet të ndjekin
Nga 1 shtatori deri më datën 23 shtator, fermerët do të kenë mundësinë që të aplikojnë përmes e-albania për të marrë mbështetje financiare për kultivimin e......

Inflacioni i Eurozonës shënon një tjetër rekord në gusht – Çfarë është’ niveli neutral’ që duhet të arrijë BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në një tjetër rekord të lartë këtë muaj, duke mposhtur pritshmëritë dhe duke forcuar rastin për rritje të mëtejshme të mëdha të......

Kursimi i energjisë elektrike - Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat që do zgjasin deri më 31 mars
Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, nëpërmjet të cilave parashikohet që konsumi të ulet me 15%. Masat u......

“Ka ushqim, por çmimet janë tepër të larta” - OKB vlerëson se çmimet globale të ushqimeve mund të rriten edhe me 8.5% deri në vitin 2027
Çmimet e ushqimeve mbeten të larta, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vijon të zgjatet, duke përkeqësuar presionin nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe......

Rusia ndalon furnizimin me gaz për Europën - Që nga ora 3 e mëngjesit Nord Stream 1 është mbyllur deri më 3 shtator
Rusia ndaloi të mërkurën furnizimet me gaz drejt Europës, duke intensifikuar një betejë ekonomike midis Moskës dhe Brukselit dhe rritur perspektivat e......

Turizmi rrit shitjet verore në Greqi - Më mirë se 2021, por vlerësohet të jenë rreth 4-5% nën ato të vitit 2019
Shitjet me pakicë gjatë stinës së verës në Greqi regjistruan një rritje krahasuar me vitin paraardhës, por nuk mundën të arrinin ato të vitit 2019. Sipas......

Tarifimi i energjisë me 2 fasha - Balluku: S’kemi vendosur çmimin që do propozojmë. Duhet të përmirësojë financat e kompanive
Pavarësisht se ka përfunduar studimi për rikthimin e fashave në faturimin e energjisë, ende nuk është përcaktuar sesa do të jetë propozimi për familjet që......