Rajoni Postuar më 31 Gusht 2022, 12:08

Kursimi i energjisë elektrike - Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat që do zgjasin deri më 31 mars

Nga SCAN TV
Kursimi i energjisë elektrike - Të enjten në Maqedoninë e

Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, nëpërmjet të cilave parashikohet që konsumi të ulet me 15%. Masat u miratuan nga qeveria më 16 gusht dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023.

Masat janë detyruese për institucionet shtetërore dhe përcaktojnë fikjen e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve të kulturës, fikjen e ndriçimit kur ka dritë të mjaftueshme, ftohjen me kondicioner në jo më pak se 27 gradë dhe ngrohje në maksimum 20 gradë, fikjen e kompjuterëve pas përfundimit të punës. Gjithashtu, përcaktohet ndërrimi i rregullt i filtrave të njësive të ngrohjes dhe kondicionerëve, zëvendësimi i dritareve me energji efiçente.

Përsa u përket kompanive, masat janë vetëm rekomandime dhe të ngjashme me ato të institucioneve shtetërore. Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e të gjitha ndërtesave, përdorimi i dritës natyrale ditën për dhomat e brendshme, sallat dhe zyrat në ndërtesa gjatë periudhës kur është e mundur, ftohja e ndërtesave të prodhimit, sallave dhe zyrave me kondicionerë në më pak se 27 gradë dhe ngrohje në maksimum 20 gradë, fikja e kompjuterëve pas përfundimit të punës, zëvendësimi i llampave të vjetra me ato kompakte fluoreshente, ndryshimi i rregullt i filtrave të kondicionerëve, aplikimit të teknologjive të reja për performancë më të mirë energjetike të impianteve industrial, etj.

Gjithashtu, familjet rekomandohen të ndezin ngrohësin e ujit sipas nevojës dhe mundësisht me energji elektrike të lirë, të vendosin në punë lavatriçet dhe pjatalarëset vetëm kur janë plot dhe gjithashtu me energji elektrike të lirë, përdorim të arsyeshëm të pajisjeve ngrohëse, përdorim maksimal të ndriçimit natyral gjatë ditës dhe nxehtësisë nga dielli, fikja e llampave kur nuk qëndron në dhoma të caktuara, ajrim i shkurtër dhe intensiv i dhomave, etj.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=uRuEqP11On4

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat