Tarifimi i energjisë me 2 fasha - Balluku: S’kemi vendosur çmimin që do propozojmë. Duhet të përmirësojë financat e kompanive

Pavarësisht se ka përfunduar studimi për rikthimin e fashave në faturimin e energjisë, ende nuk është përcaktuar sesa do të jetë propozimi për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh.
Ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se çmimi i ri do të duhet të përmirësojë financat e kompanive publike dhe nga ana tjetër do të duhet të merren parasysh ccmimet e tregut, që aktualisht janë tejet të larta.
Sipas skemës që kërkon të rikthejë qeveria, deri në 800 kwh energjia do të vijojë të tarifohet me 9.5 lekë/Kwh, ndërkohë që çdo KW i konsumuar mbi këtë nivel do të faturohet me çmimet e tregut, që aktualisht kanë arritur nivele rekord.
Gjithsesi, vendimi për cmimet e energjisë nuk merret nga qeveria, por nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas proceduarve ligjore në fuqi, Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group do të duhet të aplikojë pranë ERE, ndërkohë ky i fundit analizon një sërë treguesisht e më pas vendos nëse do të pranojë kërkesën apo jo, si dhe përcakton ccmimet e reja që mund të jenë të ndryshme nga ato që kërkon të vendosë qeveria.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=9EDsYAug6wA
Sondazh

Rekord rritje çmimesh në 2022, “fajtorët” kryesorë - Forcimi i Lekut nuk amortizoi dot inflacionin e importuar. “Çmenden” karburantet, buka, drithërat
Ndërsa çmimet po vazhdojnë të shënojë rekorde historike, të dhënat e Bankës së Shqipërisë fajësojnë inflacionin e importuar si shkaktarin kryesor, ndërkohë që......

Materialet e ndërtimit janë rritur me 33% - Kushtuan mesatarisht 47 euro/ton më shumë duke shtrenjtuar çmimin e banesave
Tregu i pasurive të paluajtshme ka qenë një ndër sektorët që ka pësuar ndryshim të fortë çmimesh si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë. Përgjatë këtyre muajve,......

Energji nga era, më shumë prodhim në Baltik - Marrëveshja e 7 shteteve parashikon kapacitet 7 herë më shumë deri në 2030
Në përpjekje për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, 8 vende anëtare të BE-së ranë dakord të rrisin deri në vitin 2030, 7 herë kapacitetin......

Marrëveshje me rajonin për sigurinë ushqimore - Krifca: Tregje të hapura dhe pa ndërprerje furnizimesh
Tregje të hapura në rajon dhe pa tavane të vendosura, kjo është marrëveshja që Shqipëria do të firmosë ditën e enjte në Beograd me Serbinë dhe Maqedoninë e......

Si të pasuroheni me një punë të zakonshme dhe një pagë normale?!
Paga e një ylli rroku nuk garanton pasuri dhe pavarësisht nëse fitoni pak ose shumë, kur i shpenzoni të gjitha, gjithçka zhduket. Lajmi i mirë është se për çdo......

Super jahti prej 100 milionë dollarë, i frymëzuar nga vullkani me një 'shkallë të fuzionuar'! (FOTOT)
Nga anijet kozmike, te peshkaqenët, madje edhe diamantet, frymëzimi mund të vijë nga të gjitha llojet e vendeve kur bëhet fjalë për krijimin e koncepteve të......

Të panjohurat dhe pasojat e Reformës Agrare të 1945. Varianti i parë ‘ i rrezikshëm” i ndarjes së tokave. “Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri (PJESA III)!
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Pjesa......

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano – Ministri Çuçi jep njoftimin pas mbledhjes së qeverisë
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi gjatë një komunikimi të mbajtur për mediat pas mbledhjes së qeverisë njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm......