Materialet e ndërtimit janë rritur me 33% - Kushtuan mesatarisht 47 euro/ton më shumë duke shtrenjtuar çmimin e banesave

Tregu i pasurive të paluajtshme ka qenë një ndër sektorët që ka pësuar ndryshim të fortë çmimesh si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë. Përgjatë këtyre muajve, ekspertët e tregut immobiliar vlerësojnë se rritja e çmimeve për banesat është regjistruar deri nivelin mesatar 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por pavarësisht këtij trendi, sërish kërkesa për blerje nuk ka rënë.
Në këtë përqindje merren në konsideratë disa faktorë, si qyteti në të cilin ndërtohet, zona, cilësia, infrastruktura, etj. Si një ndër shkaqet kryesore të kostos më të lartë të blerjes së një banese, ekspertët rendisin materialet e ndërtimit, të cilët sipas tyre, kanë kushtuar më shtrenjtë.
Por çfarë tregojnë shifrat në import? SCAN TV ka siguruar të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshshme të Doganave për importin e materialeve të ndërtimit gjatë periudhës së krizës. Referuar të dhënave, rezulton se për periudhën Janar-Gusht 2022 janë importuar 689.7 mijë ton materiale me një rënie prej -18 për qind krahasuar 8 mujorin e një vitit më parë. Por, pavarësisht se volume i importeve të mallrave që përdoren në ndërtim ka pësuar rënie, vlera e paguar rezulton me rritje e cila fiksohet në 9.35 për qind.
Përgjatë periudhës së krizës kompanitë kanë paguar 15.2 miliard lekë materiale ndërtimi apo 130 milionë euro, nga 13.9 miliardë lekë apo 119 milionë euro që rezultuan në të njëjtën periudhë të një viti më parë për një volum më të lartë. E thënë ndryshe, përgjatë këtij viti, mesatarisht një ton materialesh ndërtimi, ka kushtuar 47 euro apo 33 për qind më shumë se një vit më prarë.
Ukraina është edhe një ndër eksportuesit kryesorë të materialeve të ndërtimit kryesisht hekur gjë që ka afektuar tregun, por edhe ridimensionimi i tregjeve në tërësi ka sjellë këto pasoja, pasi vendi ynë importon produkte të ndryshme që përdroren në këtë sektor, si inerte, hidrosanitare, pllaka, etj.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8yqEPBLo-o8
Sondazh

Energji nga era, më shumë prodhim në Baltik - Marrëveshja e 7 shteteve parashikon kapacitet 7 herë më shumë deri në 2030
Në përpjekje për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, 8 vende anëtare të BE-së ranë dakord të rrisin deri në vitin 2030, 7 herë kapacitetin......

Marrëveshje me rajonin për sigurinë ushqimore - Krifca: Tregje të hapura dhe pa ndërprerje furnizimesh
Tregje të hapura në rajon dhe pa tavane të vendosura, kjo është marrëveshja që Shqipëria do të firmosë ditën e enjte në Beograd me Serbinë dhe Maqedoninë e......

Si të pasuroheni me një punë të zakonshme dhe një pagë normale?!
Paga e një ylli rroku nuk garanton pasuri dhe pavarësisht nëse fitoni pak ose shumë, kur i shpenzoni të gjitha, gjithçka zhduket. Lajmi i mirë është se për çdo......

Super jahti prej 100 milionë dollarë, i frymëzuar nga vullkani me një 'shkallë të fuzionuar'! (FOTOT)
Nga anijet kozmike, te peshkaqenët, madje edhe diamantet, frymëzimi mund të vijë nga të gjitha llojet e vendeve kur bëhet fjalë për krijimin e koncepteve të......

Të panjohurat dhe pasojat e Reformës Agrare të 1945. Varianti i parë ‘ i rrezikshëm” i ndarjes së tokave. “Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri (PJESA III)!
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Pjesa......

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano – Ministri Çuçi jep njoftimin pas mbledhjes së qeverisë
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi gjatë një komunikimi të mbajtur për mediat pas mbledhjes së qeverisë njoftoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm......

Gjermania dhe Franca kundër thirrjeve në rritje për ndalimin e vizave të BE-së për rusët!
Gjermania dhe Franca, vendet anëtare më të mëdha dhe më me ndikim të Bashkimit Europian, kanë bashkuar forcat për të kundërshtuar kërkesat në rritje për një......

Ky vend është 99% oqean dhe vetëm 1% tokë. Një ekspeditë e re synon të zbulojë misteret e thellësive të saj!
Mendoni "Maldivet" dhe imazhet e para që vijnë në mendje për shumë njerëz janë rreshtat e vilave luksoze mbi ujë që dalin nga doke të gjata prej druri, ose......