“Ka ushqim, por çmimet janë tepër të larta” - OKB vlerëson se çmimet globale të ushqimeve mund të rriten edhe me 8.5% deri në vitin 2027

Çmimet e ushqimeve mbeten të larta, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vijon të zgjatet, duke përkeqësuar presionin nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe ndryshimet klimatike, shprehet Arif Husain, kryeekonomist në Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.
Ukraina është një prodhues i madh i grurit, misrit dhe vajit të lulediellit. Edhe pse eksportet globalisht janë kufizuar për shkak të luftës në Ukrainë, Husain tha se kriza globale e ushqimit nuk nxitet nga disponueshmëria e ushqimit, por nga rritja e çmimeve.
"Kjo krizë ka të bëjë me përballueshmërinë, që do të thotë se ka ushqim në dispozicion, por çmimet janë vërtet të larta", theksoi Huasin. Sipas shifrave të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, çmimet globale të ushqimeve në korrik ishin 13% më të larta se një vit më pare dhe mund të vazhdojnë të rriten. Në skenarin e saj më të keq, OKB vlerëson se çmimet globale të ushqimeve mund të rriten edhe me 8.5% deri në vitin 2027.
Çmimet e fertilizuesve gjithashtu po rriten, duke kontribuar në çmimet më të larta të ushqimeve pasi kostot kalojnë te konsumatorët. Çmimet u rritën pasi Rusia, e cila përbën rreth 14% të eksporteve globale të plehrave, kufizoi eksportet. Kjo nga ana tjetër ka ulur rendimentet e prodhimeve bujqësore.
OKB-ja vlerëson se numri i njerëzve në "emergjencë urie", që i përkufizon si një hap larg urisë, është rritur nga 135 milionë në vitin 2019, në 345 milionë aktualisht.
Ndërkohë, moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike po përkeqësojnë gjithashtu kushtet që kontribuojnë në pasigurinë globale të ushqimit. Kina, prodhuesi më i madh në botë i grurit, ka pësuar dëme të shumta nga moti, që nga përmbytjet e deri te thatësira.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=nddblZ6zrvs

Rusia ndalon furnizimin me gaz për Europën - Që nga ora 3 e mëngjesit Nord Stream 1 është mbyllur deri më 3 shtator
Rusia ndaloi të mërkurën furnizimet me gaz drejt Europës, duke intensifikuar një betejë ekonomike midis Moskës dhe Brukselit dhe rritur perspektivat e......

Turizmi rrit shitjet verore në Greqi - Më mirë se 2021, por vlerësohet të jenë rreth 4-5% nën ato të vitit 2019
Shitjet me pakicë gjatë stinës së verës në Greqi regjistruan një rritje krahasuar me vitin paraardhës, por nuk mundën të arrinin ato të vitit 2019. Sipas......

Tarifimi i energjisë me 2 fasha - Balluku: S’kemi vendosur çmimin që do propozojmë. Duhet të përmirësojë financat e kompanive
Pavarësisht se ka përfunduar studimi për rikthimin e fashave në faturimin e energjisë, ende nuk është përcaktuar sesa do të jetë propozimi për familjet që......

Rekord rritje çmimesh në 2022, “fajtorët” kryesorë - Forcimi i Lekut nuk amortizoi dot inflacionin e importuar. “Çmenden” karburantet, buka, drithërat
Ndërsa çmimet po vazhdojnë të shënojë rekorde historike, të dhënat e Bankës së Shqipërisë fajësojnë inflacionin e importuar si shkaktarin kryesor, ndërkohë që......

Materialet e ndërtimit janë rritur me 33% - Kushtuan mesatarisht 47 euro/ton më shumë duke shtrenjtuar çmimin e banesave
Tregu i pasurive të paluajtshme ka qenë një ndër sektorët që ka pësuar ndryshim të fortë çmimesh si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë. Përgjatë këtyre muajve,......

Energji nga era, më shumë prodhim në Baltik - Marrëveshja e 7 shteteve parashikon kapacitet 7 herë më shumë deri në 2030
Në përpjekje për të reduktuar varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, 8 vende anëtare të BE-së ranë dakord të rrisin deri në vitin 2030, 7 herë kapacitetin......

Marrëveshje me rajonin për sigurinë ushqimore - Krifca: Tregje të hapura dhe pa ndërprerje furnizimesh
Tregje të hapura në rajon dhe pa tavane të vendosura, kjo është marrëveshja që Shqipëria do të firmosë ditën e enjte në Beograd me Serbinë dhe Maqedoninë e......

Si të pasuroheni me një punë të zakonshme dhe një pagë normale?!
Paga e një ylli rroku nuk garanton pasuri dhe pavarësisht nëse fitoni pak ose shumë, kur i shpenzoni të gjitha, gjithçka zhduket. Lajmi i mirë është se për çdo......