Shqipëria Postuar më 31 Gusht 2022, 12:31

Inflacioni 2023-2025, bizneset e konsumatorët në “panik” - BSH: Pritshmëritë në rekorde historike 10.6% dhe 9.6%. Agjentët financiarë, pritje më realiste

Nga SCAN TV
Inflacioni 2023-2025, bizneset e konsumatorët në “panik” -

Por çfare parashikojnë bizneset, konsumatorët, por veccanërisht institucionet financiare për inflacionin në terma afatshkushtëra. Banka e Shqipërisë thekson në raportin më të fundit se parashikimet janë në vlerat më të larta historike, veccanërisht nga ana e bizneseve, të cilat presin inflacion mbi nivelin 10% pas një viti.

Në Raportin tremujor të politikës monetare për vitin 2022, të publikuar këtë muaj, Banka e Shqipërisë nënvizon se pritjet për inflacionin janë rritur për të gjitha kategoritë. Bizneset dhe konsumatorët presin norma më të larta inflacioni pas një viti, përkatësisht 10.6% dhe 9.6%.

Këto përbëjnë vlerat më të larta historike të shënuara në seritë përkatëse të pritjeve, thekson në raport Banka e Shqipërisë. Ndërkohë që duket se diccka më të moderuara janë pritshmëritë e institucioneve financiare, megjithëse në rritje. Pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritjet për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë. Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9%, 3.8% dhe 3.5%. Të tri seritë kanë shënuar vlera nën inflacionin faktik të tremujorit të dytë.

Ky zhvillim tregon që ndonëse prirja rritëse e inflacionit është reflektuar në pritjet e agjentëve financiarë, ato përgjithësisht vijojnë të mbeten më afër objektivit për inflacionin, konkludon Banka e Shqipërisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=LGtUg7-lXko

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat