Ulen çmimet e naftës në vend – Bordi i Transparencës publikon tarifat e reja!

Bordi i Transparencës ka publikuar sot vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Çmimet e vendosura janë :
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
Bordi bën me dije se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 Gusht ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në informacionin e publikuar theksohet se vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit dhe se gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
‘Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare’, shkruhet në njoftim.
E . S / SCAN
Sondazh

Pas 4 vitesh rikthehen bastet sportive? - Rama: Nëse po, vetëm online. Ylli: Po luhen në të zezë, fitimet të jenë për sportin
Katër vite pas mbylljes me ligj, qeveria po mendon rikthimin e basteve sportive por vetëm online. Ky mendim erdhi pas një dëgjese publike me drejtues të......

Inflacioni 2023-2025, bizneset e konsumatorët në “panik” - BSH: Pritshmëritë në rekorde historike 10.6% dhe 9.6%. Agjentët financiarë, pritje më realiste
Por çfare parashikojnë bizneset, konsumatorët, por veccanërisht institucionet financiare për inflacionin në terma afatshkushtëra. Banka e Shqipërisë thekson në......

Nis “fushata” e mbjelljes së grurit - Hapen aplikimet për financimin e fermerëve. Procedurat që duhet të ndjekin
Nga 1 shtatori deri më datën 23 shtator, fermerët do të kenë mundësinë që të aplikojnë përmes e-albania për të marrë mbështetje financiare për kultivimin e......

Inflacioni i Eurozonës shënon një tjetër rekord në gusht – Çfarë është’ niveli neutral’ që duhet të arrijë BQE?
Inflacioni i Eurozonës u rrit në një tjetër rekord të lartë këtë muaj, duke mposhtur pritshmëritë dhe duke forcuar rastin për rritje të mëtejshme të mëdha të......

Kursimi i energjisë elektrike - Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat që do zgjasin deri më 31 mars
Të enjten në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, nëpërmjet të cilave parashikohet që konsumi të ulet me 15%. Masat u......

“Ka ushqim, por çmimet janë tepër të larta” - OKB vlerëson se çmimet globale të ushqimeve mund të rriten edhe me 8.5% deri në vitin 2027
Çmimet e ushqimeve mbeten të larta, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë vijon të zgjatet, duke përkeqësuar presionin nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe......

Rusia ndalon furnizimin me gaz për Europën - Që nga ora 3 e mëngjesit Nord Stream 1 është mbyllur deri më 3 shtator
Rusia ndaloi të mërkurën furnizimet me gaz drejt Europës, duke intensifikuar një betejë ekonomike midis Moskës dhe Brukselit dhe rritur perspektivat e......

Turizmi rrit shitjet verore në Greqi - Më mirë se 2021, por vlerësohet të jenë rreth 4-5% nën ato të vitit 2019
Shitjet me pakicë gjatë stinës së verës në Greqi regjistruan një rritje krahasuar me vitin paraardhës, por nuk mundën të arrinin ato të vitit 2019. Sipas......