Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!

Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin francez do të vendosin tarifa të reja për automjetet me dy rrota nga e enjtja, 1 shtator.
Qyteti thotë se ndryshimi është i nevojshëm për t'iu përgjigjur "çështjeve të klimës dhe shëndetit publik".
Aktualisht do duhet të paguhet 3 euro në orë për motoçikletat në qendër të Parisit dhe 2 euro në rrethet e jashtme. Banorët mund të paguajnë 22,50 euro për një kartë vjetore që u jep të drejtën për një tarifë prej 0,75 euro në ditë.
Dyqanet e motoçikletave thonë se vendosja e tarifave të parkimit i ka shtyrë konsumatorët të kalojnë në motoçikletat elektrike dhe skuterët, të cilët janë të përjashtuar nga pagesa.
Yoni Lugassy, menaxher i një dyqani motoçikletash në Paris, thotë se shitjet e motorëve me dy rrota kanë rënë me 20% që nga fillimi i vitit.
Ai tha se është rritur puna nga shtëpia pasi COVID-ja kishte reduktuar përdorimin e motoçikletave dhe se tarifat e parkimit vetëm do ta shtonin këtë trend.
David Belliard, ndihmës kryetari i bashkisë së Parisit, tha se masa kishte të bënte me inkurajimin e udhëtarëve që të përdorin forma të tjera transporti.
"Është një masë e diskutueshme, shumë njerëz nuk janë të lumtur," tha ai. “Por ka edhe shumë njerëz që presin këtë masë. Jemi në një regjim përjashtimi për makineritë që zënë hapësirë në zona publike, që bëjnë zhurmë dhe që ndotin.
“Shumica dërrmuese e njerëzve që vijnë sot në punë e bëjnë këtë me transport publik. Është vlerësuar se 100,000 skuter dhe motoçikleta kalojnë nëpër Paris. Ne duam të inkurajojmë lëvizjen në forma të tjera të reja dhe aleternative."
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për të përballuar krizën energjetike!
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri......

Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe......

BE pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë!
Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për......

Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet!
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë......

‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në......

Letër e ricikluar nga paketat boshe të cigareve - Firma me bazë në Beograd me punonjës me aftësi ndryshe drejt ndërtimit të fabrikës
Ndërsa Serbia dhe vendet e tjera të rajonit po mbyten në të gjitha llojet e mbeturinave, nga plastika te letra te qelqi, një firmë me bazë në Beograd po jep......

EKSKLUZIVE/ Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje - Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin......

Eksportet e naftës ruse në Azi kanë rënë me më shumë se 500 mijë fuçi në ditë - Niveli më i ulët në 5 muaj
Dërgesat ruse të naftës bruto të dërguara nga deti në Azi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga marsi, sipas të dhënave nga Bloomberg. Dërgesat ranë me......