Hungaria nënshkruan marrëveshje me Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror!

Hungaria thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin energjetik rus Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë. Zoltan Kovacs, zëdhënës ndërkombëtar për qeverinë e Hungarisë, tha se do të ishte në krye të furnizimeve aktuale të vendit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë njoftoi gjithashtu marrëveshjen me Gazprom në Facebook gjatë një pushimi nga takimi i tij me ministrat e tjerë të BE-së.
Péter Szijjártó specifikoi se në shtator dhe tetor, Gazprom do të dërgojë një maksimum prej 5.8 milionë metra kub më shumë gaz natyror në ditë në Hungari nëpërmjet Serbisë se sa ishte specifikuar në kontratën e tij afatgjatë.
Ministrat e punëve të jashtme të BE-së po takoheshin për të debatuar një ndalim të mundshëm të vizave për turistët rusë në përgjigje të luftës në Ukrainë.
Szijjártó shtoi se gjatë takimit për çështjet e jashtme, ai foli kundër një ndalimi të mundshëm të vizave për rusët.
Njoftimi vjen ndërsa Europa përpiqet të reduktojë konsumin e energjisë dhe të përballet me një reduktim të furnizimit me gaz rus. Kompania shtetërore ruse e energjisë kishte rritur furnizimet për Hungarinë në fillim të këtij muaji edhe pse ndaloi flukset drejt vendeve të tjera europiane.
Gazprom ndaloi furnizimin me gaz në tubacionin Nord Stream 1 të Europës më herët të mërkurën për mirëmbajtje. Kompania tha gjithashtu se kishte pezulluar flukset e gazit për kompaninë franceze të gazit Engie "për shkak të mospagimit të plotë të furnizimeve të korrikut".
Kryeministri hungarez Viktor Orban kishte treguar më parë se do të nënshkruante një marrëveshje me Rusinë për të siguruar gaz natyror për vendin. Ministri i Punëve të Jashtme Szijjártó udhëtoi në Moskë në korrik për të diskutuar një marrëveshje të mundshme. Qeveria kundërshton çdo sanksion të mundshëm të BE-së për gazin natyror nga Rusia.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!
Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin......

Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për të përballuar krizën energjetike!
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri......

Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe......

BE pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë!
Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për......

Zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet!
Serbia ndërpreu lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje për shtetasit e Kosovës si zëvendësim për letërnjoftimin, por thekson, se marrëveshja për lëvizje të lirë......

‘Fundoset’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë Brenda natës – Rikuperojnë Dollari dhe Euro!
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të fortë mëngjesin e sotëm pasi ka humbur mbi 1 pikë brenda natës teksa blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 137 lekë në......

Letër e ricikluar nga paketat boshe të cigareve - Firma me bazë në Beograd me punonjës me aftësi ndryshe drejt ndërtimit të fabrikës
Ndërsa Serbia dhe vendet e tjera të rajonit po mbyten në të gjitha llojet e mbeturinave, nga plastika te letra te qelqi, një firmë me bazë në Beograd po jep......

EKSKLUZIVE/ Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48 500 familje - Zbardhen shifrat për vitin 2022, blloku mbi 800 kwh shtrenjton 22.5% e konsumit
Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin......