Deeuroizim, por tregu financiar rriti ekspozimin - Raporti, dhjetra milionë kompanitë e sigurimit, fondet e investimeve dhe letrave me vlerë

Tregjet financiare shqiptare kanë rritur gjatë këtij viti ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa kjo e fundit vijon të nënçmohet në nivelet më të ulëta historike në raport me lekun. Shuma të konsiderueshme kanë investuar në monedhën euro kompanitë e sigurimeve, fondet e investimeve e ato të pensioneve private.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka bërë një bilanc të përdorimit të euros nga subjektet shqiptare. Sipas raportit të sapopublikuar, depozitat e shoqërive të sigurimit për periudhën 30.06.2022, të investuara në monedhat Lekë dhe valutë të huaj, rezultojnë në vlerë totale rreth 13.3 miliardë Lekë. Nga këto depozita, në monedhën vendase Lekë janë investuar rreth 6.2 miliardë Lekë, ose rreth 47% e totalit të depozitave, ndërsa ato në valutë rezultojnë të jenë rreth 7.1 miliardë Lekë, ose rreth 53% e vlerës totale të depozitave.
Në depozitat në valutë të huaj, peshën kryesore e zënë depozitat e investuara në Euro, të cilat zënë rreth 89.9% të depozitave totale në valutë, mbi 50 milionë euro, dhe 48% të depozitave totale (lekë+valutë), pjesa tjetër e depozitave janë të investuara në USD. Gjithashtu, shoqëritë e tregut të sigurimeve kanë investuar dhe në obligacione në Euro, në vlerën 6.8 milionë Euro duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me fundvitin 2021, me rreth 0.7 milionë euro.
Obligacionet me ofertë private janë një tjetër treg ku investimet në euro janë voluminoze. Totali i shumës së pashlyer të obligacioneve të emëtuara nëpërmjet ofertave private në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2022 është: 12,370 milionë lekë, nga të cilat 51.45 % janë në euro, saktësisht 53 milionë euro (ekuivalenti në lekë 6,365 milionë ) dhe 5.91 % në USD (ekuivalenti në lekë 732 milionë). Asetet neto të fondeve, të cilët kryejnë aktivitetin e tyre në valutë të huaj, janë rreth 58 mln Euro (6.932 miliardë lekë) dhe zënë rreth 9.73% të totalit të aseteve neto të tregut.
Ndërkaq, në tregun e fondeve të investimit operuan njëmbëdhjetë fonde të hapura me ofertë publike, gjashtë nga të cilët kryejnë aktivitetin në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Asetet neto të fondeve, të cilët kryejnë aktivitetin e tyre në valutë të huaj, janë rreth 58 mln Euro (6.932 miliardë lekë) dhe zënë rreth 9.73% të totalit të aseteve neto të tregut. Edhe detyrimet e fondeve që mbahen në monedhën Euro, të cilat përfaqësojnë detyrimet ndaj shoqërisë administruese për tarifën e administrimit dhe detyrime për pagesat ndaj kuotambajtësit, zënë rreth 22.88% të detyrimeve të tregut.
Sa i përket Bursës Shqiptare të Titujve (ALSE), gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë vitit 2022 ajo ka realizuar vetëm transaksione në tituj të Qeverisë Shqiptare, të nominuar në lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=jUqV8TKsXFA
Sondazh

Qytetarët, më shumë fitime nga bonot e obligacionet - Në verë, interesat e instrumenteve 1-vjeçar shkuan 2.84%. Priten rritje të mëtejshme
Në një kohë kur bankat tregojnë pak vëmendje ndaj letrave me vlerë të qeverisë, dhe pas rritjeve të normës bazë të interesit nga banka e Shqipërisë, bonot e......

Mbyllja e basteve i kushtoi buxhetit 140 milionë euro - Qeveria pritet të zyrtarizojë “plagën sociale”, formalizim i skedinave online!
Në Janar të vitit 2019 qeveria shqiptare vendosi të ulë qepenat e të gjitha kazinove elektonike dhe basteve sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë......

Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë rritje page - Mësuesit bojkotojnë ditën e parë të shkollës, kërkojnë 100 euro shtesë
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive......

Hungaria nënshkruan marrëveshje me Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror!
Hungaria thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin energjetik rus Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë. Zoltan Kovacs, zëdhënës......

Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!
Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin......

Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për të përballuar krizën energjetike!
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri......

Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe......

BE pezullon procedurat lehtësuese të vizave për turistë rusë!
Vendet anëtare të Bashkimit Europian vendosën të pezullojnë plotësisht marrëveshjen me Rusinë, që ka bërë të mundur deri tani lehtësimin e procedurave për......