Infrastruktura e Çelësit Publik do t'i jepet privatit - Duhet për certifikatën elektronike të Fiskalizimit, qeveria autorizon “Financat” për dhënien e PPP-së

Infrastruktura e Çelësit Publik do të jepet me koncesion, duke transferuar të gjitha të dhënat e subjekteve që përdorin teknologjinë me çelsa publikë në dorë të një kompanie private. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që autorizon Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për avancimin e mëtejshëm të procedurave, që do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Sipas dokumentit të siguruar më herët nga TV SCAN, vendimi ishte në rendin e ditës së mbledhjes së qeverisë në datë 13 korrik të këtij viti, por sipas publikimeve të kryeministrisë, ai ka marrë dakordësinë në qeveri në mbledhjene e ditës së djeshme. Infrastruktura e Çelësit Publik përfshin gjithë organizatat, sistemet (hardware, software), personelin, proceset, politikat e sigurisë dhe marrëveshjeve, të cilat mundësojnë funksionimin e teknologjisë me çelësa publikë për një numër të caktuar përdoruesish.
Praktikisht, PKI përbën bazat dhe arkitekturën që zakonisht përdoret në këto raste, në transaksionet bankare, mbrojtjen e serverave, e-maile, rrjete private, etj. Aktualisht, pajisja me “çelës publik” është detyrim për çdo subjekt që duhet të pajiset me certifikatën elektronike, në kuadër të procesit të Fiskalizimit.
Ndërkohë që më herët ekspertët kanë argumentuar se çelsi elektronik duhet t’i mbetet vetëm përdoruesit, duke kritikuar procesin e ndjekur deri më tani përmes AKSHI-t, që e dërgonte me e-mail. Ndërkohë që, dhënia e shërbimit me koncesion nënkupton se tashmë këto të dhëna do të jenë në duar edhe të palëve të treta.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=AplaiA2aOnc
Sondazh

Deeuroizim, por tregu financiar rriti ekspozimin - Raporti, dhjetra milionë kompanitë e sigurimit, fondet e investimeve dhe letrave me vlerë
Tregjet financiare shqiptare kanë rritur gjatë këtij viti ekspozimin ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa kjo e fundit vijon të nënçmohet në nivelet......

Qytetarët, më shumë fitime nga bonot e obligacionet - Në verë, interesat e instrumenteve 1-vjeçar shkuan 2.84%. Priten rritje të mëtejshme
Në një kohë kur bankat tregojnë pak vëmendje ndaj letrave me vlerë të qeverisë, dhe pas rritjeve të normës bazë të interesit nga banka e Shqipërisë, bonot e......

Mbyllja e basteve i kushtoi buxhetit 140 milionë euro - Qeveria pritet të zyrtarizojë “plagën sociale”, formalizim i skedinave online!
Në Janar të vitit 2019 qeveria shqiptare vendosi të ulë qepenat e të gjitha kazinove elektonike dhe basteve sportive në vend, duke i cilësuar si një “plagë......

Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë rritje page - Mësuesit bojkotojnë ditën e parë të shkollës, kërkojnë 100 euro shtesë
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive......

Hungaria nënshkruan marrëveshje me Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror!
Hungaria thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me gjigantin energjetik rus Gazprom për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë. Zoltan Kovacs, zëdhënës......

Tarifa parkimi për motoçikletat dhe skuterët – Kryeqyteti francez merr masa të reja për shkak të klimës dhe shëndetit publik!
Shoferët e motoçikletave dhe skuterëve në Paris janë të shqetësuar për një lëvizje për t'i detyruar ata të paguajnë për parkimin. Autoritetet në kryeqytetin......

Gjermania po përgatit një pako të tretë lehtësuese për të përballuar krizën energjetike!
Qeveria gjermane do të miratojë së shpejti një pako të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. “Jemi duke punuar për një konstrukt të ri......

Lirime dhe emërime nga detyra – Ndryshohet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime gjatë mbledhjes së fundit ku ndër to kanë qenë edhe vendime për lirime nga detyra si dhe......