Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2022, 10:39

Përvetësoi 16 700 euro nëpërmjet mashtrimit me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar / Policia arreston shtetasen

Nga SCAN TV
Përvetësoi 16 700 euro nëpërmjet mashtrimit me premtimin se

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Deceit” ku është vënë në pranga një shtetase 32 vjeçare me iniciale K.H pasi nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar 16700 euro.

Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......