Stresi në punë, Shqipëria e 9-ta në Europë - 40% e punonjësve dëshirojnë largimin nga vendi. Kryesojmë listën bashkë me Kosovën

Shqipëria renditet e 9-ta në Europë për punonjësit më të stresuar. Në një pozicionim pas Kroacisë dhe Portugalisë, nga 1000 persona të cilët kanë marrë pjesë në sondazhin e kompanisë analitike dhe këshilluese amerikane me qendër në Uashington, “Gallup” rreth 45% e shqiptarëve mendojnë se në Shqipëri ka shumë stress në punë. Mendim ky që për pesë vitet e fundit në Shqipëri nuk ka ndryshuar shumë.
Nëse krahasohemi me shtetin fqinj, Kosova renditet në 10 shtetet me më pak stress në punë, ku vetëm 35% e tyre mendojnë se ka stress në punë.
Në Europë më të stresuar rezultojnë në punë grekët dhe më pak të stresuar në punë renditen danezët. Njerëzit në botë janë 44% të stresuar në jetën e tyre të përditshme në punë, 40 % të shqetësuar ku më së shumti renditen gratë dhe 23% të mërzitur. Në këtë përqindje botërore Europa renditen e 6-ta.
Në vitin 2020, punëtorët në botë arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për përjetimin e stresit gjatë një shumë të ditës së mëparshme. Në vitin 2021, kjo përqindje u rrit edhe më shumë. Të anketuarit mund të mos kenë qenë të stresuar për punën, por sigurisht që ishin të stresuar në punë. Në mënyrë të pashmangshme, stresi që punonjësit ndiejnë ndikon në vendin e punës. Dhe ndërsa 2021 pa rënie në shqetësim, trishtim dhe zemërim, të gjitha këto emocione negative mbetën mbi nivelet parapandemike.
Të ndodhur në këto shifra përsa I përket nivelit të stresit dhe mërzitjes në punë, mundësia që shqiptarët të mendojnë për një vend të ri punë është shumë e pakët duke e renditur vendin tonë ndër vendete fundit në Europë.
Nëse flasim për mundësinë e largimit nga vendi për një punë më të mirë, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kryesojnë listën në Europë. E para është Kosova me 30% dhe e dyta Shqipëria me 25%. Mendim i cili në Shqipëri në 5 vitet e fundit nuk ka ndryshuar.
Vetëm 22% e njerëzve në botë janë duke jetuar mirë me punën që kanë.
I vetmi indikator që rezulton I lartë në të gjitha shtetet është korrupsioni ku njerëzit mendojnë se kudo është I lartë. 74% e të gjithë njerëzve në botë të intervistuar ndiejnë që korrupsioni është në nivele të larta në punën e tyre.
Sipas raportit të Gallup një njeri duhet të harxhoj 81 mijë e 396 orë në punë ose e thënë ndryshe në një mesatare prej 8 orësh në punë në ditë, duhet të harxhojmë 10 mijë e 174 mijë ditë e 12 orë. Një njeri në jetën e tij duhet të punojë rreth 28 vite.
Jetesa më e mirë e një personi në punë shfaqet në Australi, Zelandë e Re dhe më pas në SHBA dhe e dyta Kanada për të pasur një punë pa shumë stress, shqetësime dhe një mirëqënie të mirë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=KFmZoy-LmuI
Sondazh

Nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë - Operacioni, për përballimin e krizës. Në 6 muaj, OSHEE kapi vetëm 3.5% të lidhjeve të paligjshme
Javën e ardhshme qeveria do të nisë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithçka është bërë me dije nga Ministria e Brendshme, duke......

Ashensori më i lartë në botë brenda në natyrë (FOTOT)
Ashensori më i lartë në botë në natyrë mund të jetë dy dekada i vjetër, por ai mbetet po aq i popullarizuar si kurrë më parë, duke ofruar pamje të shpejta dhe......

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë dëmshpërblime nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore
Politikani më i lartë i Polonisë tha se qeveria do të kërkojë një dëmshpërblim prej 1.3 trilion dollarësh nga Gjermania për pushtimin e vendit të tij nga......

Përfundojnë subvencionet në Gjermani - Çmimet e benzinës dhe naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e benzinës dhe naftës në të gjithë Gjermaninë u rritën ndjeshëm, pas përfundimit të politikës 3-mujore të subvencionimit të karburantit nga qeveria.......

Grekët të “etur” për kredi hipotekare - Në 7 muaj bankat disbursuan 645 milionë kredi të re për banesa
Kërkesa për kredi për banesa në Greqi ka vijuar në rritje në muajin korrik, ashtu si në gjysmën e parë të vitit, pas një periudhe të gjatë pezullimi në vitet e......

Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi hyn në fuqi në tetor dhe zgjat deri në fund të vitit!
Qeveria spanjolle do të ulë taksën e konsumit për karburantet. Kryeministri Pedro Sanchez, në një intervistë për radion Cadena SER, tha se ulja e taksave do të......

2.5 milionë lekë grante për dixhitalimin e bizneseve - AIDA hap thirrjen, apikimet deri më datën 21 tetor
Bizneset që kanë ide inovative dhe duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre mund të bëhen përfitues të granteve deri në 2.5 milionë lekë. Agjencia Shqiptare e......

Qindra fluturime të anuluara – Lufthansa përballet me greva masive të pilotëve për shkak të pagave!
Pilotët në Lufthansa hynë në grevë të premten, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë qindra fluturime, duke bllokuar pushuesit. Linja ajrore tha......