Nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë - Operacioni, për përballimin e krizës. Në 6 muaj, OSHEE kapi vetëm 3.5% të lidhjeve të paligjshme

Javën e ardhshme qeveria do të nisë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithçka është bërë me dije nga Ministria e Brendshme, duke specifikuar se do të jetë kreu i deritanishëm i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ajez Zyberi, i cili do të drejtojë operacionin e ri kombëtar të Task Forcës.
Po ashtu, sipas Ministrisë së Brendshme funksionimi i Task - Forcës vjen pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë - dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.
Niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë i kushton buxhetit të Koproratës Elektoroenergjetike Shqiptare miliona euro, që aktuliasht është e autorizuar për blerjet e energjisë, teksa vetëm për 6 muajt e parë të këtij viti kjo shifër përllogaritet në rreth 65 mln euro.
Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë për periudhën janar - qershor humbjet joteknike në rrjetin e shpërndarjes, ku bëjnë pjesë pikërisht vjedhjet e energjië ishin 281 368 mwh, teksa çmimi mesatar me të cilin ka blerë energji KESH përgjatë kësaj periudhe ishte 230.1 euro/mwh.
Ndërkaq, nëse marrim në konsideratë tendencën në rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkomëbatre në muajt korrik dhe gusht, atëhere fatura do të jetë edhe më e lartë. Paralelisht, të dhënat zyrtare tregojnë se pavarësisht nivelit të lartë të vjedhjeve të energjisë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka mundur të faturojë as 5% të tyre.
Sipas të dhënave, në 6 - mujorin e parë të këtij viti janë faturuar si dëm ekonomik 9 918 Mwh energji, apo vetëm 3.5% e vjedhjeve. Prej vitit 2020, kushdo që vjedh energjinë elektrike penalizohet me ‘gjobë kilovatësh” apo thënë ndryshe, sasia e energjisë e konsumuar në formë të paligjshme, konvertohet në lekë dhe faturohet.
Sipas rregullores, çmimi me të cilin faturohen klientët që vjedhin energjinë elektrike, përllogaritet mbi bazën e çmimit mesatar për kwh, të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçyr përdoruesi për secilën kategori të tij.
Ndalimi i vjedhjeve të energjisë elektrike ishte një nga aksionet e parë që ndërmori qeveria në vitin 2015, si pjesë e reformës në sektorin energjetik. Në atë kohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë të varfrit ata që vjedhin energjinë, por konsumatorë të veçantë që mbrohen nga shteti për qëllime elektorale. Në fakt, pas vitit 2015 niveli i humbjeve joteknike pësoi rënie të ndjeshme, por gjithsesi shifrat aktuale tregojnë se ato mbeten të larta.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=-8Orlc2bk4E&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=2
Sondazh

Ashensori më i lartë në botë brenda në natyrë (FOTOT)
Ashensori më i lartë në botë në natyrë mund të jetë dy dekada i vjetër, por ai mbetet po aq i popullarizuar si kurrë më parë, duke ofruar pamje të shpejta dhe......

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë dëmshpërblime nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore
Politikani më i lartë i Polonisë tha se qeveria do të kërkojë një dëmshpërblim prej 1.3 trilion dollarësh nga Gjermania për pushtimin e vendit të tij nga......

Përfundojnë subvencionet në Gjermani - Çmimet e benzinës dhe naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e benzinës dhe naftës në të gjithë Gjermaninë u rritën ndjeshëm, pas përfundimit të politikës 3-mujore të subvencionimit të karburantit nga qeveria.......

Grekët të “etur” për kredi hipotekare - Në 7 muaj bankat disbursuan 645 milionë kredi të re për banesa
Kërkesa për kredi për banesa në Greqi ka vijuar në rritje në muajin korrik, ashtu si në gjysmën e parë të vitit, pas një periudhe të gjatë pezullimi në vitet e......

Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi hyn në fuqi në tetor dhe zgjat deri në fund të vitit!
Qeveria spanjolle do të ulë taksën e konsumit për karburantet. Kryeministri Pedro Sanchez, në një intervistë për radion Cadena SER, tha se ulja e taksave do të......

2.5 milionë lekë grante për dixhitalimin e bizneseve - AIDA hap thirrjen, apikimet deri më datën 21 tetor
Bizneset që kanë ide inovative dhe duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre mund të bëhen përfitues të granteve deri në 2.5 milionë lekë. Agjencia Shqiptare e......

Qindra fluturime të anuluara – Lufthansa përballet me greva masive të pilotëve për shkak të pagave!
Pilotët në Lufthansa hynë në grevë të premten, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë qindra fluturime, duke bllokuar pushuesit. Linja ajrore tha......

Përvetësoi 16 700 euro nëpërmjet mashtrimit me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar / Policia arreston shtetasen
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar, Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Deceit” ku është vënë në pranga një shtetase 32......