Mbi 71 mijë vende të lira pune - Danimarka dyfishon numrin që nga periudha përpara pandemisë!

Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë po vazhdon të rritet për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të dhanat zyrtare tregojnë se numri i vendeve të lira në sektorin privat është rritur me 2,800, duke arritur në 71,400 vende të lira në tremujorin e dytë të vitit 2022. Numri i vendeve të lira të punës ishte dyfishuar në krahasim me fillimin e vitit 2020 menjëherë para mbylljes së parë të COVID-19, që shkaktoi një rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave, kryeqyteti Kopenhagen kishte përqindjen më të lartë të vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të 2022. Nga të gjithë sektorët, është konstatuar se ndërtimi ka qenë e vetmja industri që ka shënuar ulje të numrit të vendeve të lira. Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, numri i vendeve vakante në ndërtim ra me 0.2 për qind në tremujorin e dytë të 2022. Nga ana tjetër, sektori financiar, sigurimet dhe sektori imobiliar patën rritjen më të madhe.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të vendeve të lira të punës, qeveria daneze ka publikuar në fillim të korrikut listat për punonjës me arsim të lartë dhe të kualifikuar nga vendet e tjera në fillim të korrikut. Listat u publikuan në një përpjekje për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore me të cilën është përballur vendi.
Agjencia Daneze për Rekrutim dhe Integrim Ndërkombëtar (SIRI) zbuloi se lista për personat me arsim të lartë përfshin gjithsej 45 profesione, ndërsa ajo për punëtorët e kualifikuar përfshin 46 profesione.
Kjo do të thotë se shtetas nga vende të tjera mund të aplikojnë për një nga vendet e punës me kusht që të plotësojnë kërkesat. Agjencia shpjegon se Danimarka aktualisht po kërkon punëtorë të aftë në fusha të ndryshme profesionale si shkenca dhe inxhinieria, biznesi dhe administrata, si dhe fushat ligjore, sociale dhe kulturore, ndër të tjera. Përveç kësaj, vendi po kërkon gjithashtu shtetas të vendeve të tjera me arsim të lartë për të punuar në kujdesin shëndetësor, institucionet arsimore dhe IT.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8K9peU-i2M4&list=UUw84HwMCy57c9nApBYmMM-A&index=3
Sondazh

Franca u ofron qytetarëve deri në 4000 euro grante për të kaluar nga makina te biçikleta
Për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e CO2, Franca po ofron stimuj deri në 4,000 euro për njerëzit që duan të kalojnë nga makinat e tyre në biçikleta ose......

Stresi në punë, Shqipëria e 9-ta në Europë - 40% e punonjësve dëshirojnë largimin nga vendi. Kryesojmë listën bashkë me Kosovën
Shqipëria renditet e 9-ta në Europë për punonjësit më të stresuar. Në një pozicionim pas Kroacisë dhe Portugalisë, nga 1000 persona të cilët kanë marrë pjesë......

Nis aksioni kundër vjedhjes së energjisë - Operacioni, për përballimin e krizës. Në 6 muaj, OSHEE kapi vetëm 3.5% të lidhjeve të paligjshme
Javën e ardhshme qeveria do të nisë aksionin kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithçka është bërë me dije nga Ministria e Brendshme, duke......

Ashensori më i lartë në botë brenda në natyrë (FOTOT)
Ashensori më i lartë në botë në natyrë mund të jetë dy dekada i vjetër, por ai mbetet po aq i popullarizuar si kurrë më parë, duke ofruar pamje të shpejta dhe......

Polonia kërkon 1.3 trilion dollarë dëmshpërblime nga Gjermania për Luftën e Dytë Botërore
Politikani më i lartë i Polonisë tha se qeveria do të kërkojë një dëmshpërblim prej 1.3 trilion dollarësh nga Gjermania për pushtimin e vendit të tij nga......

Përfundojnë subvencionet në Gjermani - Çmimet e benzinës dhe naftës rriten ndjeshëm
Çmimet e benzinës dhe naftës në të gjithë Gjermaninë u rritën ndjeshëm, pas përfundimit të politikës 3-mujore të subvencionimit të karburantit nga qeveria.......

Grekët të “etur” për kredi hipotekare - Në 7 muaj bankat disbursuan 645 milionë kredi të re për banesa
Kërkesa për kredi për banesa në Greqi ka vijuar në rritje në muajin korrik, ashtu si në gjysmën e parë të vitit, pas një periudhe të gjatë pezullimi në vitet e......

Spanja ul TVSH-në e gazit nga 21 në 5% - Kryeministri Sanchez: Vendimi hyn në fuqi në tetor dhe zgjat deri në fund të vitit!
Qeveria spanjolle do të ulë taksën e konsumit për karburantet. Kryeministri Pedro Sanchez, në një intervistë për radion Cadena SER, tha se ulja e taksave do të......