Gazprom vazhdon të mos furnizojë Gjermaninë me gaz – Cili është shkaku?!

Për momentin, kompania ruse energjetike Gazprom nuk do të rifillojë dërgesat e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, të cilin e kishte ndërprerë për shkaqe "mirëmbajtjes". Kompania tha se ka zbuluar një defekt në një turbinë në stacionin e pompimit Portovaya. Kompania gjithashtu nuk dha një datë se kur mund të rifillonin dërgesat e gazit.
Qysh të mërkurën Gazprom e kishte ndërprerë për tre ditë furnizimin me gaz me pretekstin se duheshin bërë riparime në turbinë. Për qeverinë gjermane këto arsyetime janë vetëm pretekste të motivuara politikisht.
Autoritetet përgjegjëse në Gjermani thanë se kanë qenë të përgatitura për këtë skenar. "Ne nuk po e komentojmë këtë lajm, por në javët e kaluara kemi parë se Rusia nuk është më e besueshme dhe, në përputhje me rrethanat, kemi vijuar masat për të forcuar pavarësinë nga energjia ruse. Kësisoj jemi tani shumë më të përgatitur se disa muaj më parë.”
Depot e gazit janë të mbushura 84.3 për qind, u bë e ditur nga ministria. Synimi i ministrisë për të arritur në tetor një sasi gazi prej 85 për qind pritet të arrihet qysh në ditët e para të shtatorit. “Ne po e monitorojmë situatën nga afër në bashkëpunim të ngushtë me operatorët dhe Agjencinë Gjermane të Rrjetit Energjetik. Situata në tregun e gazit është e tensionuar, por siguria e furnizimit është e garantuar”, bëri të ditur Ministria Gjermane e Energjetikës. Edhe furnizimi me gaz nëpërmjet rrugëve të tjera, përveç linjave ruse, si edhe krijimi i kapaciteteve për gazin e lëngshëm, po ecën mirë.
Si pasojë e luftë së Ukrainës, Gjermania ka arritur të sigurojë rrugë të tjera për t’u furnizuar me gaz natyror. Sasinë më të madhe të gazit Gjermania tani e merr nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika. Sipas Agjencisë Gjermane të Rrjetit Energjetik, nga këto vende vetëm të enjten mbërritën në Gjermani rreth 2,900 gigavat orë gaz natyror. Sa për krahasim: Të hënën, ditën e fundit përpara uljes së paralajmëruar të furnizimit, Nord Stream 1 transportoi rreth 348 gigavat orë gaz natyror rus.
Si pasojë e njoftimit të Rusisë për ndërprerjen e furnizimit, shefi i Agjencisë Gjermane të Rrjetit Energjetik, Klaus Müller, tha se tani po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme terminalet me gaz të lëngshëm, por edhe nevoja për të kursyer energji. Është mirë që Gjermania tani është më e përgatitur, por tani "varet nga ne të gjithë", shkroi Müller në një postim në Twitter.
Më 1 shtator, në Gjermani hyri në fuqi rregullorja e re kursimit të energjisë. Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet dhe ndërtesat publike t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera publike. Gjithashtu është paraparë ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike. Përjashtime bëjnë spitalet, kopshtet, shkollat ose institucione të tjera. Në sektorin privat gjithashtu nuk lejohet më nxehja e pishinave private.
E . S / SCAN
Sondazh

Jeni japonez bie në nivelin më të ulët të 24 viteve kundrejt Dollarit! – Cilat janë pasojat ekonomike?
Jeni japonez ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga gushti 1998, duke e shtyrë qeverinë të peshojë veprimet. Rritja e dollarit vjen......

‘Ndaloni lundrimet’: 50 mijë njerëz nënshkruajnë peticionin për të ndaluar anijet ndotëse në Marsejë!
Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar anijet ndotëse të lundrimit nga Marseja. Qyteti francez është një nga portet më të......

Britanikët po bojkotojnë pagesat e faturave të energjisë - Cilat janë pasojat?!
Më shumë se 1.7 milionë familje në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë të mos paguajnë faturat e tyre të energjisë muajin e ardhshëm, kur kufiri i çmimit të......

Rama: Do të përmbushim nevojat energjetike - “Ballkani i Hapur”, marrëveshje për sigurinë ushqimore, energjinë, emergjencat dhe kulturën!
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan të premten në Beograd katër marrëveshje për sigurinë ushqimore, emergjencat civile, energjinë dhe kulturën......

KESH, tender për blerje energjie - Bien çmimet në bursa, shpenzohen 6 milionë euro për nevojat e 2 ditëve
Pas disa ditë me nivele rekord, çmimet e energjisë ne bursën e Hungarisë kanë shënuar tendencë në rënie gjatë 3 ditëve të fundit, teksa tregu i datës 2 shtator......

Fermerët, interes për grurin. Po fondi a mjafton? - Aplikim për 40 % të sipërfaqës së financuar për kultivim vetëm në ditën e parë
Afro 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për financimin e kultivimit të grurit në vend. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka......

Mbi 71 mijë vende të lira pune - Danimarka dyfishon numrin që nga periudha përpara pandemisë!
Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë po vazhdon të rritet për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të dhanat zyrtare tregojnë se numri i vendeve të......

Franca u ofron qytetarëve deri në 4000 euro grante për të kaluar nga makina te biçikleta
Për të reduktuar ndotjen dhe emetimet e CO2, Franca po ofron stimuj deri në 4,000 euro për njerëzit që duan të kalojnë nga makinat e tyre në biçikleta ose......