Shqipëria Postuar më 2 Shtator 2022, 13:43

Rama: Do të përmbushim nevojat energjetike - “Ballkani i Hapur”, marrëveshje për sigurinë ushqimore, energjinë, emergjencat dhe kulturën!

Nga SCAN TV
Rama: Do të përmbushim nevojat energjetike - “Ballkani i

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan të premten në Beograd katër marrëveshje për sigurinë ushqimore, emergjencat civile, energjinë dhe kulturën në kuadër të nismës “Ballkani I Hapur”. Kryeministri Edi Rama deklaroi se përveç lirisë në shkëmbimet tregtare do të bëhet e mundur dhe plotësimi I nevojave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me energji.

Ishte Ballkani i Hapur kjo lidhje solide që i çliroi kontratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,. Buka s’është gjë simbolike, është bukë, është për popullin. Do e bënim dot nëse do ishim në rrugën e konflikti permanent? S’do ishte mundur. Do ishte mundur që ne të nënshkruanim nj marrëveshje mes vendeve e tona, për të ecur më tutje me krijimin e rezervave ushqimore, magazinimin, duke vazhduar forcat për të vënë në dispozicion forcat që kemi? Hapi tjetër për sigurinë energjetike, sepse në samitin e kaluar kemi ndërtuar një masë për energjinë në këtë krizë që është që ne të mund sërish të bashkojmë forcat. Çfarë e ka serbia etj ta kenë të gjithë. 

Kryeministri Rama shtoi se këto marrëveshje do të jenë një mundësi për zhvillimin e vendit më tej për plotësimin e nevojave që ka dhe krijimit të rezervave në tregti. Pjesë në këtë samit ishin dhe përfaqësues nga Turqia, Bosnje Hercegovina dhe Hungaria, të cilët u shprehën se Europa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=mvgUyzJnXHc

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......