800 fluturime të anuluara dhe 130 pasagjerë të bllokuar - Pilotët e Lufthansës mbyllin grevën!

Fluturime të anuluara, check-in të zbrazur, radhë të gjata në sportelet e rezervimit: kjo ishte gjendja e krijuar në disa aeroporte gjermane. Pilotët e kompanisë ajrore, Lufthansa, bënë të premten, 2.09.2022 një grevë 24-orëshe. 800 fluturime u anuluan 130 mijë pasagjerë ishin të prekur.
Shumica e tyre ishin në dijeni për anulimet, megjithatë në sportelet e shërbimit të Lufthansa-s, kishte radhë të gjata të pasagjerëve të distancave të gjata që shpresonin të fluturonin me linja të tjera.
Sipas sindikatës së pilotëve Vereinigung Cockpit VC, në grevë ishin vetëm fluturimet që niseshin nga Gjermania. Kompanitë bija të Lufthansës, Eurowings, Lufthansa Cityline dhe Eurowings Discover nuk u prekën nga greva.
5 000 kapitenët dhe ndihmës pilotët e kompanisë më të madhe ajrore gjermane kërkojnë 5,5 për qind rritje page qysh këtë vit, si edhe duke filluar nga viti i ardhshëm rritje automatike të pagës në përputhje me inflacionin. Veç të tjerash, ata kërkojnë më shumë para për ditë sëmundjeje, pushime apo trajnime.
Pilotët kërkojnë edhe më shumë ndikim në politikat e kompanisë. Sindikata e tyre Vereinigung Cockpit kishte mare si premtim nga drejtuesit e kompanisë para shumë vitesh se do t'u garantoheshin 325 avionë, që do të drejtoheshin vetëm prej 5 000 pilotëve e Lufthansës. Por bordi drejtues i Lufthansës, i shtrënguar nga kriza e koronës, e kishte thyer këtë premtim duke krijuar një kompani të re ajrore bijë, Cityline 2.0, e cila merr përsipër një numër shumë të madh fluturimesh në Evropë.
Greva e pilotëve përkoi me të ditët e fundit të pushimeve verore në tre lande të Gjermanisë, Hessen, ku është edhe aeroporti i Frankfurtit (Main), më i madhi i Gjermanisë, Baden Württenberg dhe Saarland. Kryetari i grupit parlamentar më të madh opozitar, CDU/CSU, Friedrich Merz, e kritikoi ashpër grevën e pilotëve. Ai tha se nuk ka mirëkuptim për momentin e grevës, për shkak të gjendjes së tensionuar ekonomike në të cilën ndodhet Gjermania. Ai kërkoi që mosmarrëveshjet të zgjidhen në tryezën e bisedimeve dhe jo në kurriz të udhëtarëve.
Pilotët e Lufthansa-s janë nga më të paguarit në Gjermani, prandaj edhe grevat e pilotëve gjejnë pak mirëkuptim edhe në shoqëri. Paga e tyre vjetore nis nga 63 000 bruto, sipas pilotbildung.net. Pas 8-12 vjetësh përvoje pune paga arrin deri në 110 000 euro/vit dhe shkon deri në 225 000 euro / vit. Sipas anëtarit të bordit të Lufhansës, Michael Niggemann, nëse plotësohen kërkesat e piloteve, kostot e stafit të kabinës do të rriteshin në dy vitet e ardhshme me 40 për qind, përkatësisht 900 milionë euro Aktualisht ato janë 2,2 miliardë euro.
E . S / SCAN
Sondazh

Gazprom vazhdon të mos furnizojë Gjermaninë me gaz – Cili është shkaku?!
Për momentin, kompania ruse energjetike Gazprom nuk do të rifillojë dërgesat e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, të cilin e kishte ndërprerë për shkaqe......

Jeni japonez bie në nivelin më të ulët të 24 viteve kundrejt Dollarit! – Cilat janë pasojat ekonomike?
Jeni japonez ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga gushti 1998, duke e shtyrë qeverinë të peshojë veprimet. Rritja e dollarit vjen......

‘Ndaloni lundrimet’: 50 mijë njerëz nënshkruajnë peticionin për të ndaluar anijet ndotëse në Marsejë!
Më shumë se 50,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të ndaluar anijet ndotëse të lundrimit nga Marseja. Qyteti francez është një nga portet më të......

Britanikët po bojkotojnë pagesat e faturave të energjisë - Cilat janë pasojat?!
Më shumë se 1.7 milionë familje në Mbretërinë e Bashkuar po planifikojnë të mos paguajnë faturat e tyre të energjisë muajin e ardhshëm, kur kufiri i çmimit të......

Rama: Do të përmbushim nevojat energjetike - “Ballkani i Hapur”, marrëveshje për sigurinë ushqimore, energjinë, emergjencat dhe kulturën!
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan të premten në Beograd katër marrëveshje për sigurinë ushqimore, emergjencat civile, energjinë dhe kulturën......

KESH, tender për blerje energjie - Bien çmimet në bursa, shpenzohen 6 milionë euro për nevojat e 2 ditëve
Pas disa ditë me nivele rekord, çmimet e energjisë ne bursën e Hungarisë kanë shënuar tendencë në rënie gjatë 3 ditëve të fundit, teksa tregu i datës 2 shtator......

Fermerët, interes për grurin. Po fondi a mjafton? - Aplikim për 40 % të sipërfaqës së financuar për kultivim vetëm në ditën e parë
Afro 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për financimin e kultivimit të grurit në vend. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka......

Mbi 71 mijë vende të lira pune - Danimarka dyfishon numrin që nga periudha përpara pandemisë!
Numri i vendeve të lira të punës në Danimarkë po vazhdon të rritet për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Të dhanat zyrtare tregojnë se numri i vendeve të......