Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2022, 09:38

Ndërtimet rrisin të ardhurat e bashkive me 96% - Vetëm në 3 muaj mblidhen 37 mln euro nga taksa e ndikimit në infrastrukturë

Nga SCAN TV
Ndërtimet rrisin të ardhurat e bashkive me 96% - Vetëm në 3

Të ardhurat e 61 bashkive në vend nga  veta vendore u regjistruan në 8.6 miliardë lekë në 3 mujorin e parë të vitit, duke  shënuan rritje gjatë me rreth 54% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Refruar raportit të fFinancave Vendore të hartuar nga CoPLAN, ecuria pozitive në të ardhurat nga burimet e veta vendore u përcaktua gjerësisht nga rritja e të ardhurave nga taksat vendore. Në të njëjtin drejtim por në masë më të ulët kontribuoi edhe performanca pozitive në ecurinë e të ardhurave nga tarifat vendore.

Konkretisht, të ardhurat nga taksat vendore në total, shënuan një nivel prej rreth 5.8 miliardë lekë, në rritje me rreth 62% në terma vjetorë. Nëse nga totali i të ardhurave nga taksat vendore do të përjashtonim ato të mbledhura nga bashkia Tiranë, të ardhurat nga kjo kategori (për 60 bashkitë e tjera) rezultojnë të jenë zgjeruar me rreth 66% në terma vjetorë.

Perfomanca pozitive në taksat vendore udhëhiqet nga rritja e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja ndjekur nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Së bashku, këto dy taksa përfaqësojnë rreth 93% të të ardhurave totale nga taksat vendore në periudhën në analizë. Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) shënuan një nivel prej rreth 4.4 miliardë lekë apo 37 milionë euro, në rritje me rreth 96% në terma vjetorë.

Përjashtuar të ardhurat për TNI të mbledhura nga bashkia Tiranë (rreth 81% e totalit), 60 bashkitë e tjera në vend mblodhën rreth 826 milionë lekë, në rritje me rreth 580 milionë lekë krahasuar me çka mbledhur në të njëjtën periudhë një viti më parë.

Ndërsa të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e paluajtshme regjistruan një vlerë prej rreth 1.1 miliardë lekë, në rritje me rreth 10% në terma vjetorë. Referuar të dhënave të INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit për tremujorin e parë të 2022, ka pësuar rritje  me 58,2% krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më pare.

Elisabeta Dosku / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=Tsrsig6Cnrc

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat