Vatikani nxjerr monedhën 2 euro me portretin e Nënë Terezës - Me një fëmijë indian në duar, selia e shenjtë dedikim për 6 vjetorin e shenjtërimit

Në nderim të 6 vjetorit të shenjtërimit të Nënën Terezës Selia e Shenjtë e Vatikanit ka prodhuar monedhën 2 euro me figurën e shenjtores dhe të një fëmije indian në duart e saj. Një version i dyfishtë brilant i pa qarkulluar dhe provë, Vatikani ia kushton monedhën dy euro, jetës dhe punës së Nënë Terezës.
Monedha e realizuar nga artistja Orietta Rossi shfaq në anën e pasme Nënë Terezën duke mbajtur një fëmijë indian në krahë, shikimi I së cilës paraqet shprehjen me dashuri të një nëne ndaj fëmijës së saj. Ky imazh lëvizës pasqyron gjithë dashurinë, përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e më të varfërve.
Monedha është e realizuar në këtë mënyrë që Nënë Tereza dhe fëmija sipër të rrethohen nga mbishkrimi "Nënë Tereza e Kalkutës", dhe më poshtë emri shtetëror "Qyteti Vatikan". Ndërkohë në anën e djathtë ndodhet datat dhe vula e Institutit Shtetëror të Minierave dhe Poligrafisë Italiane, 1997-2022.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Ajo i mori mësimet e para në një shkollë në qytetin e Shkupit dhe në moshën 18 vjeçare u dorëzua murgeshë.
Nënë Tereza për shërbimin e saj për të varfrit ka marrë 124 çmime dhe vlerësime, duke përfshirë Bharat Ratna, çmimin më të lartë civil të kombit dhe çmimin Nobel.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Kërkimi i naftës, në “garë” 1 kompani - AKBN: Shqiptarja EDG, në garë për 2 blloqe. ENI u tërhoq pasi u njoh me paketën e dokumenteve
Energy Development Group është kompania e vetme që ka shprehur interes për eksplorimin e naftës në bllokun C dhe Panaja. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore......

Qytetarët paguan 22 milion euro tarifa ndaj bashkive - Vendorët rrisin të ardhurat nga ky zë me 39 për qind
Bashkitë e kanë nisur mbarë vitin edhe sa i takon vjeljes së detyrimeve që kanë qytetarët dhe bizneset për të paguar tarifat vendore. Të ardhurat e tarifave......

Bursa për nxënësit që zgjedhin arsimin profesional - 5 kategoritë që do të financohen deri në 7300 lekë në muaj
Qeveria po synon të nxisë të rinjt drejt zgjedhjes së arsimit profesional si garanci për rritjen e punësimit në vend, për shkak të kërkesë së lartë nga këto......

Makina Apple do të blihej më shumë se Tesla edhe pse ende nuk ka një të tillë – Kompania renditet e treta në një sondazh për konsideratën e markës
Makinat Apple duket se janë tashmë një opsion më popullor se Tesla, edhe pse prodhuesi i iPhone nuk ka konfirmuar kurrë planet për të prodhuar një të......

FBI gjen më shumë se 10,000 dokumente qeveritare në pronën e Donald Trump – Ndër to edhe dosje të klasifikuara “Top Secret”
Agjentët federalë zbuluan më shumë se 10,000 dokumente qeveritare në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago, sipas një inventari të sapo......

Pas Kroacisë, Mali i Zi do të heqë TVSH për panelet diellore – Vendimi vjen si një masë për ti dhënë zgjidhje krizës energjetike
Mali i Zi mund të ndjekë shembullin e Kroacisë dhe të heqë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) në panelet diellore, pasi qeveritë e rajonit e kuptojnë gjithnjë......

Kina shet tepricë të gazit natyror të lëngshëm në Europë – Shkak kërkesa e dobët e energjisë në vend
Vendet në të gjithë Evropën po bëjnë gjithçka që munden për të ulur kërkesën për gaz dhe për të shmangur një krizë të ofertës dimërore, por ende mbetet......

Cila është shkalla reale e krizës së ardhshme në Europë!
Disa besojnë se kriza energjetike që po përhapet në Europë do të rritet në një shkallë të krahasueshme me krizën financiare të vitit 2008dhe aktualisht është......