Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4 zona të pozicionuara në Durrës, Mallakastër, Selenicë e Elbasan, ndërkohë që subjektet e interesuar kanë një muaj kohë për të shprehur interesin e tyre.
Guri gëlqeror është minerali i 3 prej zonave minerare të nxjerra për konkurrim, ndërkohë që në zonën e Selenicës bëhet fjalë për nxjerrjen e gurit ranor dhe silicor masiv. Hapja e kësaj procedure bazohet në planet minerare të miratuar në vitet e kaluar, por edhe në planin e ri pwr zhvillimin e sektorit 2022-2024. Sipas këtij të fundit zhvillimi i aktivitetit minerar në 3 vitet e ardhshëm do të fokusohet pikërisht në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar.
Në bazë të dokumentit zyrtar parashikohet hapja e procedurave konkurruese apo zhvillimi i proceduarve të hapura për 62 zona minerare, teksa vetëm një numër shumë i kufizuar pritet të jepet për nxjerrjen e mineralit të kromit. Për këtë të fundit, planifikohet dhënia e 2 zonave minerare, ndërsa 3 zona të tjera do të jepen për mineralin e bakrit.
Në krahasim me planin 2019-2021 ka një reduktim të zonave minerare, pasi plani për 3-vjeçarin që lamë pas përcaktonte hapjen e garave konkurruese për 78 zona minerare, apo 16 më shumë se ai aktual. Ndërkohë që, sa i takon rritjes së produktit vjetor, parashikohet të mos ketë ndryshime, duke qëndruar në deri 5%.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......

Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike
Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari. Impianti 100......

Kush është Liz Truss? / Një profil i kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar
Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, është zgjedhur si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe tani do të emërohet si kryeministre e MB. E......

Mbyllja e Nord Stream 1 - Çmimet e gazit natyror dhe të energjisë elektrike rriten 30%
Çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur me pothuajse 30% sot pasi Gazprom se do të mbante offline Nord Stream 1 deri në një njoftim të dytë. Rritje të......

Kursi i Këmbimit – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore, dollari në rënie
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas......

Gjermania plan ndihmash prej 65 miliard eurosh - Qeveria merr masa përballë rritjes së çmimeve
Gjermania ka miratuar një plan të ri ndihmash me vlerë prej 65 miliard eurosh kundër rritjes së cmimit të energjisë, menjëherë pas vendimit të Gazprom për të......

Maqedoni e Veriut: Çmimi i grurit tre herë më i ulët se i miellit - Vendi mund të eksportojë por mungon strategjia
Në Maqedoninë e Veriut, çmimi i blerjes së grurit është më i ulët se çmimi i prodhimit. Nëse çmimi i prodhimit është 25 denarë, ai i blerjes është 17. Në......

Kriza e gazit në botë - Cilat janë vendet që përfitojnë dhe ato që pësojnë më shumë
Kriza e gazit ka gjunjëzuar një pjesë të madhe të Europës, por ka dhe vende që në këtë situatë po përfitojnë. Ajo që duhet për këtë lloj biznesi është pasja e......