Sanksionet ndaj Rusisë - Sipas ekspertëve, ekonomia e Vladimir Putin është e paralizuar

Sanksionet ndaj Rusisë po funksionojnë sepse ekonomia e Putin është e paralizuar. Ky përfundim vjen nga një studim i “Yale University”, duke shtuar se ata që mendojnë se sanksionet nuk kanë pasoja në ekonominë ruse nuk kanë njohuri në ekonomi.
Studimi i Yale u bë i mundur nëpërmjet një analize të hollësishme të të gjitha të dhënave dhe informacioneve në dispozicion, duke përdorur dokumente në gjuhën ruse. Por dhe burime të ndryshme nga partnerë tregtarë ndërkombëtarë, si dhe falë përpunimit të të dhënave për dërgesat, duke përfunduar në një analizë përmbyllëse të kushteve të ekonomisë ruse pesë muaj pas pushtimit të Ukrainës. Përfundimi është i qartë: sanksionet po paralizojnë në mënyrë katastrofike ekonominë ruse, kjo pasi pozicionimi i Rusisë si eksportues i lëndëve të para është dëmtuar në mënyrë të pariprueshme. Kjo sepse tani vendi negocion nga një pozicion i dobët me humbjen e tregjeve të saj tradicionalë.
Importet ruse kanë rënë në pjesën më të madhe të tyre dhe vendi duhet të përballet me sfidat të vështira për të siguruar produkte të rëndësishme, përfzshorë dhe materiale teknologjike duke u përballur aktualisht me një reduktim furnizimesh për ekonominë shtëpiake.
Prodhimi i brendshëm rus ka ndaluar totalisht dhe nuk ka asnjë mundësi për zëvendësimin e aktiviteteve, prodhimeve dhe vendeve të punës. Një situatë që ka shkaktuar një rritje të menjëhershme çmimesh si dhe shqetësim tek konsumatorët.
Me eksodin e shoqërive të huaja, Rusia ka humbur një kuotë deri në 40% të PBB-së së saj, duke fshirë frytet e investimeve të huaja në 30 vitet e fundit.
Putin po mbështetet tek një ndërhyrje fiskale dje monetare që është e paqëndrueshme, në përpjekje për të përballuar dobësitë ekonomike strukturore. Rezultati i këtij vendimi është shterimi i reservave të jashtme dhe financat e Kremlinit janë shumë në vështirësi.
Tregjet financiare ruse konsiderohen si më të këqinjtë këtë vit, në momentin që Rusia është lënë jashtë tregjeve ndërkombëtare duke kufizuar kapacitetin e saj për të pasur qasje në financimet e domosdoshme për të gjallëruar ekonominë e saj.
Secila nga përfundimet e studimit është argumentuar dhe mbështetur nga një analizë të qartë të shifrave dhe të të dhënave të mbledhura.
SCAN
Sondazh

Hungaria me agjenci të pavarur anti-korrupsion - Kryeministri Orban nënshkruan dekretin. Hap kyç për zhbllokimin e fondeve të BE
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka nënshkruar një dekret për krijimin e një agjencie të pavarur kundër korrupsionit, një hap kyç për zhbllokimin e fondeve......

Kriza e furnizimit me gaz - Europa përgatitet për racionimin e tij në sezonin e dimrit
Në të gjithë Europën po përgatiten për të reduktuar, me dëshirë ose jo, konsumet e energjisë elektrike në pritje të dimrit. Në Francë presidenti Emmanuel......

“Duhet plan kursimi për energjinë elektrike” - Deputetët kërkojnë nga qeveria masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë gjykojnë se masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria për të mbrotjur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë......

Paketa antikrizë, 52 milion euro për familjet në nevojë - Ndryshon buxheti/ Ibrahimaj: Masa për përballimin e çmimeve, shkurtohen fondet për investime
Përmes një akti normativ të posaçëm, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2022, duke rritur shpenzimet me 13 miliardë lekë. Ministrja e Financave,......

KESH dështon në procedurën e optimizimit - Shpenzon 7.5 milion euro, kërkonte të shiste energji me çmim më të lartë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka mundur të përfundojë me sukses një procedurë optimizimi të shit-blerjes së energjisë, duke i kushtuar buxhetit të......

Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......

Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike
Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari. Impianti 100......