Kriza e furnizimit me gaz - Europa përgatitet për racionimin e tij në sezonin e dimrit

Në të gjithë Europën po përgatiten për të reduktuar, me dëshirë ose jo, konsumet e energjisë elektrike në pritje të dimrit. Në Francë presidenti Emmanuel Macron iu drejtua qytetarëve për t’iu kërkuar një përpjekje vullnetare por qeveria po përgatit plane për racionimin e gazit. Autoritetet bëjnë apel se nëse të gjithë sillen në mënyrë korrekte me kursim të përgjithshëm, atëherë nuk do të ketë racionime dhe nuk do të ketë as ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Nëse dimri do të jetë shumë i ftohtë dhe nëse do të kërkohet solidaritet europian, situata do të tejkalohet vetëm nëse kursehet 10% e konsumit.
Macron u shpreh se Franca do të furnizojë me gaz Gjermaninë në këmbim të energjisë elektrike në kuadër të solidaritetit europian pasi Rusia ka ndaluar totalisht fluksin e gazsjellësit Nord Stream. Në këtë situatë Komisioni Europian konfirmoi se do të ndërmarrë një sërë masash për të ndihmuar familjet dhe sipërmarrjet që të përballen me rritjen e cmimeve të energjisë elektrike. Presidentja e komisionit Von der Leyen foli sërish për vendosjen e një kufiri për cmimin e gazit dhe premtoi mbështetje për prodhuesit e energjisë elektrike.
Nga ana e saj Gjermania vendosi mbajtjen në aktivitet të dy centraleve të saj bërthamore deri vitin e ardhshëm. Sipas qeverisë në Berlin, kriza aktuale përbën një sfidë shumë të madhe e cila shtyn vendin që të rishikojë vendimet e tij për të ndaluar impiantet bërthamore.
Ndërsa Brukseli akuzon Rusinë se po përdor gazin si mjet politik për presion, Moska reagon duke pohuar se sanksionet perëndimore janë i vetmi shkak i bllokimit të gazsjellësit Nord Stream, zyrtarisht jashtë funskionit pasi sanksionet nuk bëjnë të mundur mirëmbajtjen e tij
SCAN
Sondazh

“Duhet plan kursimi për energjinë elektrike” - Deputetët kërkojnë nga qeveria masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve
Deputetët e Komisionit të Ekonomisë gjykojnë se masat e ndërmarra deri më tani nga qeveria për të mbrotjur konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë......

Paketa antikrizë, 52 milion euro për familjet në nevojë - Ndryshon buxheti/ Ibrahimaj: Masa për përballimin e çmimeve, shkurtohen fondet për investime
Përmes një akti normativ të posaçëm, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për vitin 2022, duke rritur shpenzimet me 13 miliardë lekë. Ministrja e Financave,......

KESH dështon në procedurën e optimizimit - Shpenzon 7.5 milion euro, kërkonte të shiste energji me çmim më të lartë
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka mundur të përfundojë me sukses një procedurë optimizimi të shit-blerjes së energjisë, duke i kushtuar buxhetit të......

Zhvillimi i sektorit minerar - Hapet procedura konkurruese për 4 zona, fokusi te guri gëlqeror
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për leje të reja minerare. Për interes janë nxjerrë 4......

Kursimet, më leverdi depozitat apo bonot e thesarit? - Bankat shtojnë interesat për kursimet, rritje dhe letrat me vlerë. Por, qeveria do ulë borxhin
Ndërsa prej vitesh qytetarët shqiptarë kishin humbur interesin ndaj përfitimeve që ofrojnë interesat e depozitave apo letrave me vlerë të qeverisë, raportet......

Kina drejt ndërtimit të fabrikës më të madhe të baterive në Europë – Do të furnizojë Mercedes Benz dhe BMW në automjetet e tyre elektrike
Prodhuesi kinez i baterive CATL ka njoftuar se do të vazhdojë me ndërtimin e një fabrike baterish prej 7.6 miliardë dollarësh në Hungari. Impianti 100......

Kush është Liz Truss? / Një profil i kryeministres së ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar
Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, është zgjedhur si udhëheqëse e Partisë Konservatore dhe tani do të emërohet si kryeministre e MB. E......

Mbyllja e Nord Stream 1 - Çmimet e gazit natyror dhe të energjisë elektrike rriten 30%
Çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur me pothuajse 30% sot pasi Gazprom se do të mbante offline Nord Stream 1 deri në një njoftim të dytë. Rritje të......