Kriza ngadalëson ekonominë/ PBB rritet me 2.23% në TII, rritja më e ulët që nga koha e pandemisë, bie edhe konsumi

Kriza duket se ka penguar ritmin e rritjes ekonomike përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Kështu të dhënat nga "Instituti i Statistikave" bëjnë me dije se Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje të ngadaltë, krahasuar me periudhat pararendëse. Kjo rritje fiksohet në 2.23%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, ndërkohë sipas shifrave kjo është rritja më e ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2020, i cili shënonte rënie me 3.11%. Ndërkohë të dhënat tregojnë se përgjatë tremujorit të parë të këtij viti rritja vjetore vlerësohej në 5.97%. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se me rënie gjithashtu paraqitet edhe konsumi final i popullatës me 0.84%, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e parë të vitit 2022. Shifrat tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregtia, transporti si dhe akomodimi, kanë qenë zërat të cilët kanë regjistruar dhe kontributin më të lartë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 1.68 pikë përqindje. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme renditen në vend të dytë me kontributin më të lartë me 0.65 pikë përqindje. Dega e cila ka dhënë kontibutin më të vogël në rritjen e përgjithshme të prodhimit është informacioni dhe komunikacioni me 0.06 pikë përqindje. Shifrat ndër të tjera tregojnë se gjatë tremujorit të dytë kanë kontribuar negativisht grupe si administrimi publik, artet, industria nxjerrëse dhe ndërtimi me 0.49 pikë përqindje.
Nëse në analizë marrim ndryshimin e degëve kryesore, shohim se për këtë tremujor "Aktivitetet financiare" kanë shënuar dhe rritjen më të madhe, me 13.2%. "Aktivitetet e tregtisë dhe transportit" janë grupi i dytë me rritjen më të madhe të regjistruar, deri në 11.42%. Nga ana tjetër, rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe grupe si “Aktivitetet e pasurive të paluajtshme” dhe “Aktivitete profesionale dhe administrative” me 11.38% dhe 5.68%. Gjatë tremujorit të parë të vitit, krahasuar me një vit parë rënien më të madhe e regjistron grupi “Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi” me 5.35% si dhe ndërtimi me 5.26%.
Ndërkohë, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e parë të vitit 2022, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me 1.16%, ndërsa ndryshimet e disa komponentëve paraqiten me rënie. Kështu, rënien më të lartë përsëri e regjistron "Ndërtimi" me 5.99%, pasuar nga "Informacioni dhe komunikacioni". Në terma tremujorë me rritje paraqitet "Industria nxjerrëse" me 6.74% pasuar nga "Tregtia dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme" me 2.34% dhe 2.31% respektivisht.
Kujtojmë se kriza e çmimeve, kryesisht rrjedhoje e luftës në Ukrainë ka kulmuar pikërisht në tremujorin e dytë të vitit, çka duket se është reklektuar edhe në këo shifra, me një ngadalësim të vrullit të ekonomisë dhe rënie të konsumit.
Sondazh

Kreditimi vijon me ritme rekord/ Gushti “thyen” tendencën historike, financim i lartë për individët, sidomos për blerje banese
Kredia e re për muajin gusht fiksohet pranë 27 miliardë lekëve, që përkthehet në rreth 235 milionë euro. Kjo shifër është më e larta e regjistruar ndonjëherë......

BERZH rifreskon projeksionet për Shqipërinë/ Ekonomia po "mbahet" falë kreditimit, turizmit dhe remitancave
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, pranë 3%, por ka......

Çmimet "godasin" shifrat e transportit/ INSTAT: Deri në 40% më pak mallra gjatë gushtit, por më shumë pasagjerë dhe fluturime
Muaji gusht i këtij viti vijon të reflektojë rritjen e çmimeve në shifrat e transportit të mallrave. Të dhënat nga Instituti i Statistikave mbi shifrat e......

Shifrat thonë se ky sezon ka qenë rekord për turizmin/ Regjistrohen rreth 689 mijë hyrje më shumë se në vitin 2019-të
Muaji gusht i këtij viti thyen periudhën e para pandemisë sa i përket numrit të vizitorëve, sinjalizojnë të dhënat e publikuara nga “Instituti i Statistikave”......

Të huajt, 931 mln euro prona në Shqipëri/ Rekord i ri këtë vit, në 8 vite investimet janë 10-fishuar, 856 milionë euro rritje
Të huajt kanë investuar rreth 83 milionë euro në prona në tremujorin e dytë të këtij viti, duke regjistruar kështu një rekord të ri historik. Në vetëm 6 muajt......

Kush punon më shumë? Stafi i bareve dhe hoteleve! 438 orë më shumë në vit se ata në arsim
Orët mesatare të punës për një të punësuar me kohë të plotë përgjatë vitit 2020 llogariten në 2,118 tregojnë shifrat e “Anketës së Kostos së Punës” e publikuar......

Rekord investimesh të huaja, por “mister” origjina/ IHD pranë 337 mln euro në T2, si asnjëherë më parë, 64% e tyre rezultojnë konfidencialë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte në vendin tonë ka......

Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës
Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga......