Arsimi dhe shëndetësia, sektorët me më pak trajnime/ Shifrat e INSTAT: Shpenzojnë vetëm 691 lekë në vit për punonjës

Kostoja mesatare vjetore për një të punësuar me kohë të plotë në Shqipëri regjistrohet në 827,534 lekë. Këtë thonë shifrat më të fundit të publikuara nga “Instituti i Statistikave” në Anketën e Kostos së Punës për vitin 2020. Anketa e Kostos së Punës është një publikim me periodicitet katër vjeçar dhe siguron të dhëna të hollësishme mbi kostot e punës së ndërmarrjeve jo bujqësore për faktorin e prodhimit punë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e këtij publikimi duke u përqëndruar kryesisht në strukturën e kostove të punës. Sipas shifrave kostoja për pagat dhe shpërblimet zë pjesën më të madhe në strukturën e kostove të punës, me 85.6% gjatë vitit 2020, ndërkohë që krahasuar me vitin 2016-të ky tregues është rritur me 1.6 pikë përqindje. Kontributet e sigurimeve shoqërore për vitin 2020 kanë zënë 14.1% të kostos gjithsej, ndërkohë kostot e trajnimit profesional zënë 0.1% të tyre. Referuar të dhënave shikojmë se pesha e kostove sa i përket trajnimit profesional ka rënë krahasuar me edicionin e vitit 2016-të, me 0,4 pikë përqindje. Raporti i INSTAT mes rrjeshtash thekson se për shkak të periudhës së pandemisë, përmes vendimeve të marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe dhënien e ndihmës ekonomike per bizneset, u ulën shpenzimet për trajnim profesional, taksa të punës dhe shpenzime të tjera. Shifrat tregojnë se përgjatë vitit 2020 shpenzimet e tjera dhe taksat e punës zënë 0.2% dhe 0.1% të kostos së punës respektivisht.
“Scan Intel” i ka analizuar këto përqindje edhe në vlerë sipas aktivitetit ekonomik. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit, pasuritë e patundshme si dhe aktivitetet profesionale regjistrohen si aktivitetet me kostot me të larta vjetore sa i përket pagesave dhe shpërblimeve me 871,460 lekë gjithsej. Ndjek në renditje me kostot vjetore më të larta për pagesa "shërbimet e ekonomisë dhe biznesit" me 756,097 lekë. Nga ana tjetër, shifrat e përpunuara tregojnë se "Industria dhe Ndërtimi" si dhe "Industria (pa përfshirë ndërtimin)" janë aktivitetet ekonomike me kostot më të ulta vjetore për paga me 633,034 lekë dhe 580,667 lekë respektivisht. Po si paraqiten kostot vjetore sa i përket kontributeve shoqërore sipas aktiviteteve? Shifrat nga "Instituti i Statistikave" bëjnë me dije se janë përsëri aktivitetet financiare dhe të sigurimit si dhe pasuritë e patundshme, të cilat regjistrojnë kostot më të larta për kontribute shoqërore deri në 142,376 lekë, ndjekur nga shërbimet e ekonomisë dhe biznesit me shpenzime për kontribute në 123,470 lekë. Ajo që bie në sy nga analiza e shifrave janë kostot mjaft të ulta sa i përket trajnimit profesional. Kostot më të larta vjetore për trajnime i regjistron aktiviteti i tregtisë me shumicë dhe pakicë, transporti, akomodimi si dhe informacioni e telekomunikacioni me 1,801 lekë, ndjekur nga shërbimet e ekonomisë dhe biznesit me 1,403 lekë në vit. Cili aktivitet qëndron në fund sa i përket kostove të trajnimit? Të dhënat nuk janë aspak aspak pozitive, pasi tregojnë se kostot më të ulta vjetore sa i përket trajnimit profesional për vitin 2020 i ka aktiviteti i arsimit, shëndetësisë si dhe veprimtari të tjera sociale me vetëm 691 lekë për njësi pune në vit, pra për 1 të punësuar mesatarisht.
Pavarësisht shpjegimit të mësipërm mbi uljen e shpenzimeve për trajnim profesional si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 dhe ndihmës për bizneset, kostoja për trajnime është shumë e ulët duke marrë parasysh nevojën për trajnime në një periudhë e cila ndryshoi mënyrën e të punuarit. Pandemia e shkaktuar nga Covid-19, masat për parandalimin e saj si dhe realiteti i ri i punës nxitën nevojën për t’u përshtatur në mënyrë që të vijohej aktiviteti dhe të kishte të njejtën produktivitet. Mbi të gjitha mësimi i zhvilluar online si dhe sfidat e reja në fushën e shëndetësisë kanë sjellë nevojën për trajnime më shumë se kurrë më parë.
Ndër të tjera “Scan Inel” ka analizuar kostot e punës sipas periudhës kohore dhe aktiviteteve. Siç është theksuar në fillim kostot mesatare vjetore të punës për një të punësuar me kohë të plotë arrinin në 827,534 lekë, ndërsa kostot mesatare mujore për vitin 2020 ishin 68,961 lekë. Krahasuar me vitin 2016-të, kostot mesatare vjetore, por edhe ato mujore janë rritur me nga 12 % secila. Nëse do të flisnim për kostot orare për një të punësuar me kohë të plotë, të dhënat tregojnë se mesatarisht regjistrohen në 391 lekë. Po t’i analizojmë sipas aktivitetit, të dhënat tregojnë se aktivitetet financiare dhe të sigurimit kanë kostot më të larta orare, mujore dhe vjetore me 756 lekë, 136,151 lekë dhe 1,633,817 lekë respektivisht. Nga ana tjetër, kostot më të ulta i regjistron akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor.
Sondazh

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille
"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve......

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të......

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005
Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e......

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën
Numri i shqiptarëve azilkërkues vijon me rritje edhe përgjatë muajit qershor të këtij vitit. Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA)......

Sa na kushton një "Iphone 14"? Sa 21.5% e pagës vjetore, jemi të fundit në rajon. Na duhen 444 orë pune, një zviceriani, vetëm 33 orë
Iphone është padiskutim një ndër markat më të njohura në botë sa i përket tregut të smartphone. Çdo vit, “Apple” me fillimin e vjeshtës prezanton modelin e ri......

Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen
Ndërkohë që gjatë muajit gusht inflacioni në Shqipëri arriti në 8% duke thyer kështu një rekord të ri, të dhënat nga "Instituti i Statistikave" sa i përket......

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë/ Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim. Qëndrueshmëria e monedhës na rendit të katërt
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......

Korriku, rekord vizitorësh/ Rriten me 21.8% akomodimet krahasuar me 2019-ën, më shumë edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese vijojnë me rritje edhe për muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat në publikimin e Institutit të Statistikave. Numri i......