Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille

"Instituti i Statistikave" në të dhënat e publikuara së fundmi mbi mbetjet e ngurta urbane tregon se përgjatë vitit 2021 ka rënë sasia vjetore e mbetjeve urbane të menazhuara në shkallë vendi. Shifrat sinjalizojnë se gjatë vitit 2021 janë menaxhuar në total 875,105 mijë tonë mbetje urbane ose ndryshe janë menaxhuar 311 kg për banorë. Gjatë vitit 2020 sasia e mbetjeve të menaxhuara ishte 369 kg për banor. Por si janë trajtuar këto mbetje? Të dhënat po nga "Instituti i Statistikave" tregojnë se pjesa më e madhe e tyre ose rreth 79% janë depozituar nëpër landfille ose fusha mbetjesh të miratuara si depozita të përkohëshme nga bashkitë përkatëse. Ndërkohë, mbetjet e trajtuara me djegie ose e njohur ndryshe si incenerim zënë vetëm 2% të mbetjeve të menaxhuara gjithsej. Pavarësisht prioritetit për të cilin është diskutuar që nga viti 2014 sa i përket trajtimit të mbetjeve me incenerim si opsion i fundit për asgjesimin e tyre, shifrat tregojnë se përqindja që zënë këto mbetje të menaxhuara me këtë lloj metode nuk i justifikojnë të gjitha financimet nga taksat e qytetarëve. Për t`u rikthyer te menaxhimi i mbetjeve, shifrat tregojnë mbetjet e trajtuara me djegie janë rritur me 0.9 pikë përqindje nga 1.1% që ishin përgjatë vitit 2020 në 2% gjatë vitit 2021. Nga ana tjetër, 0.04% janë djegur për eleminim, 18.8% kanë shkuar për riciklim, ndërsa 0,2% janë hedhur jashtë landfillit.
Nëse do të flisnim për përbërjen e mbetjeve urbane të menaxhuara, përgjatë vitit 2021, nga të dhënat shihet se pjesën më të madhe e zënë mbetjet organike, me 58.6% të peshës. Ndiqen nga mbetjet plastike dhe materialet prej letre ose kartoni me 8.7% dhe 8.5% respektivisht. Inertet pasojnë në renditje me një peshë prej 6.3%. Sa i përket origjinës gjeneruese, 86.2% janë mbetje tipike familjare ose mbetje të ngjashme me to, ndërsa 13.8% janë mbetje industriale të menaxhuara bashkë me ato urbane.
Sondazh

“Tregu” i OJF-ve në Shqipëri/ Në 6 vitet e fundit janë hapur më shumë se në 23 vitet paraardhëse, 80% janë përqëndruar në vetëm 3 qarqe
Organizatat Jo-Fitimprurëse (OJF) gjatë viteve të fundit kanë njohur një rritje të ndjeshme, duke e kthyer fushën e veprimtarisë së tyre në një treg të......

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005
Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e......

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën
Numri i shqiptarëve azilkërkues vijon me rritje edhe përgjatë muajit qershor të këtij vitit. Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA)......

Sa na kushton një "Iphone 14"? Sa 21.5% e pagës vjetore, jemi të fundit në rajon. Na duhen 444 orë pune, një zviceriani, vetëm 33 orë
Iphone është padiskutim një ndër markat më të njohura në botë sa i përket tregut të smartphone. Çdo vit, “Apple” me fillimin e vjeshtës prezanton modelin e ri......

Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen
Ndërkohë që gjatë muajit gusht inflacioni në Shqipëri arriti në 8% duke thyer kështu një rekord të ri, të dhënat nga "Instituti i Statistikave" sa i përket......

Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë/ Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim. Qëndrueshmëria e monedhës na rendit të katërt
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......

Korriku, rekord vizitorësh/ Rriten me 21.8% akomodimet krahasuar me 2019-ën, më shumë edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese vijojnë me rritje edhe për muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat në publikimin e Institutit të Statistikave. Numri i......

Ku i çon paratë qeveria? Ndër 100 lekë të shpenzuara, 25 lekë shkojnë për `pensionet`, 22 lekë për administratën, dhe vetëm 16.5 lekë për investime
Së fundmi, “Scan Intel” analizoi zërat kryesorë buxhetorë që mbajnë arkën e shtetit, pra të ardhurat, nga ku rezulton se thuajse 1/3-ta vjen nga TVSH (shiko......