Sa na kushton një "Iphone 14"? Sa 21.5% e pagës vjetore, jemi të fundit në rajon. Na duhen 444 orë pune, një zviceriani, vetëm 33 orë
Iphone është padiskutim një ndër markat më të njohura në botë sa i përket tregut të smartphone. Çdo vit, “Apple” me fillimin e vjeshtës prezanton modelin e ri të Iphone, duke nxitur edhe shumë përdorues, sidomos ata besnikë të kësaj marke që të bëjnë një `upgrade`. Konkretisht, tashmë në treg ka dalë Iphone 14. “Scan Intel” ka bërë një përllogaritje disi ndryshe të peshës që ka blerja e një smartphone të tillë në xhepat e qytetarëve, krahasuar me pagën e tyre. Këtë krahasim do ta bëjmë edhe me vendet e tjera të botës.
Çmimi mesatar për një Iphone 14 prej 128 gb në Europë fiksohet pranë 1099 dollarëve, ose rreth 1108 euro. Paga mesatare neto në vendin tonë ndërkohë fiksohet pranë rreth 5148 eurove në vit. Kjo do të thotë se, një shqiptar mesatar duhet të shpenzojë 21.5% të pagës së tij vjetore neto për të blerë modelin më të ri të Iphone në treg. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Europës dhe botës të marra në analizë nga “Scan Intel”, Shqipëria renditet padiskutim ndër vendet ku për të blerë një Iphone të ri duhet të shpenzosh një pjesë të konsiderueshme të pagës. Ndër vendet e rajonit ndërkohë jemi të pozicionuar më keq, pasi në Kosovë duhet të shpenzosh 21.1% të pagës vjetorë, në Maqedoni të Veriut rreth 18%, Serbi 15%, B&H rreth 16% dhe në Mal të Zi, 14%. Në Europë ndërkohë janë vetëm 4 shtete të tjera në të cilat të përballosh blerjen e një Iphone të ri duhet të “heqësh” më shumë para nga rroga, dhe ato janë: Ukraina, Armenia, Moldavia dhe Azerbaixhani. Vendi që klasifikohet i pari është Zvicra, ku blerja e një modeli të ri Iphone 14 kushton sa 1.6% e pagës vjetore neto. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo normë fikoshet pranë 2.5%, në Kanada pranë 2.9%, Mbretëri të Bashkuar 3.6%, Francë 4%, Itali 6.3% dhe në Greqi 11.8%.
Ndërkohë, nëse të njëjtën analizë do ta bënim nga një këndvështrim tjetër, do të kuptonim se për të blerë një Iphone 14 në vendin tonë duhen 444 orë punë, ose rreth 57 ditë pune. Në Zvicër ndërkohë duhen vetëm 33 orë punë, ose 4 ditë, mbi 13 herë më pak mund dhe djersë pune se në Shqipëri për të kryer një blerje të tillë. Pra, diferencat janë të ndjeshme, sidomos krahasuar me vendet e Bashkimit Europian dhe të Europës. Paga mesatare në vendin tonë jo vetëm që nuk përkthehet dot në mirëqenie, por bën që shumë mallra dhe shërbime të jenë luks, ndërkohë që për europianët e tjerë janë thjesht një shpenzim i vogël.
Sondazh
Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen
Ndërkohë që gjatë muajit gusht inflacioni në Shqipëri arriti në 8% duke thyer kështu një rekord të ri, të dhënat nga "Instituti i Statistikave" sa i përket......
Liria ekonomike, Shqipëria e 26-ta në botë/ Ngjitemi në renditje, por përkeqësohemi në pikëzim. Qëndrueshmëria e monedhës na rendit të katërt
Shqipëria renditet në vend të 26-të mes 165 vendeve në total në “Indeksin e Lirisë Ekonomike” për vitin 2022, tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fraser......
Korriku, rekord vizitorësh/ Rriten me 21.8% akomodimet krahasuar me 2019-ën, më shumë edhe netë qëndrimet
Shifrat e strukturave akomoduese vijojnë me rritje edhe për muajin korrik të këtij viti, tregojnë të dhënat në publikimin e Institutit të Statistikave. Numri i......
Ku i çon paratë qeveria? Ndër 100 lekë të shpenzuara, 25 lekë shkojnë për `pensionet`, 22 lekë për administratën, dhe vetëm 16.5 lekë për investime
Së fundmi, “Scan Intel” analizoi zërat kryesorë buxhetorë që mbajnë arkën e shtetit, pra të ardhurat, nga ku rezulton se thuajse 1/3-ta vjen nga TVSH (shiko......
Shërbimet dhe të mirat vijojnë rritjen edhe në T2-2022/ Hotelet dhe agjencitë, "bum" shitjesh, informacioni dhe komunikacioni me rënie
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të dytë të vitit paraqiten me rritje......
"Kush e mban" shtetin? Pesha e zëravë në të ardhurat buxhetore, TVSH zë 1/3-tën
Arka e shtetit gjatë vitit të kaluar ka mbledhur rreth 510 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 4.4 miliardë euro në total. Gjatë këtij viti ndërkohë, të paktën......
Sa kanë shpenzuar shqiptarët për covid-19? Rreth 280 euro për frymë vetëm për testime, pa përfshirë barnat, kurat dhe shpenzimet ekstra
Analizat e tregjeve të ndryshme të kryera nga “Scan Intel” në shumë raste nxjerrin në pah jo vetëm shifra interesante, por ilustrojnë edhe fenomene të......
Instat thotë se konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, 6.4% më të larta se vjet, edhe karburantet me rritje
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” flasin për rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022. Indeksi i volumit të......