Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” - “Albania 2030”, prezantohen projektet strategjike kombëtare

Në Tiranë çelet sot edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group”, një nga aktivitetet më të rëndësishme tregtare dhe institucionale në vend, i cili këtë vit vjen me një profil të ri të orientuar drejt zhvillimit strategjik, investimeve dhe projekteve madhore infrastrukturore.
Në qendër të panairit prezantohet për herë të parë koncepti “Albania 2030 Immersive Experience”, një instalacion shumë-dimensional që synon të ilustrojë në mënyrë vizuale dhe interaktive transformimet që pritet të ndodhin në vend gjatë pesë viteve të ardhshme. Përmes prezantimeve institucionale dhe paneleve të dedikuara, publiku dhe investitorët do të marrin informacion të detajuar mbi projekte si ai i portit të ri në Porto Romano , Korridorin VIII hekurudhor, zhvillimet në turizmin 4-sezonal, investimet në energjitë e rinovueshme, si dhe platformën e re të zonave të lira ekonomike.
Në panair marrin pjesë përfaqësues të lartë nga ministritë e linjës, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministrinë e Mjedisit. Të pranishme janë gjithashtu Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve – AIDA, Albanian Investment Corporation, Autoriteti Kombëtar i Kibernetikës dhe institucione të tjera rregullatore.
Në krah të institucioneve janë të pranishme edhe kompani strategjike shqiptare dhe ndërkombëtare në sektorët e energjisë, teknologjisë, industrisë ushqimore, ndërtimit dhe agroturizmit, të cilat prezantojnë risitë, modelet e bashkëpunimit dhe projektet e tyre të ardhshme.
SCAN TV është partneri zyrtar mediatik i panairit, duke ofruar mbulim të plotë në të gjitha platformat televizive dhe digjitale, ndërsa do të realizohen intervista, analiza dhe raporte të posaçme mbi projektet strategjike që po përcaktojnë fazën e re të zhvillimit ekonomik të vendit.
Panairi do të zgjasë katër ditë dhe pritet të jetë një pikë takimi mes qeverisë, biznesit, investitorëve të huaj dhe institucioneve ndërkombëtare, me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të krijuar një platformë konkrete për projekte të reja zhvillimi.
Çfarë ndryshimesh sjell projektbuxheti 2026 në arsim? - Prioritetet, investime në teknologji dhe gjithëpërfshirje
Në Kuvend është depozituar projektligji për buxhetin e shtetit vitit 2026. Në këtë dokument, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka pwrcaktuar reformat, me......
Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në tregun me shumicë
Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Greqi u rritën për të tretin muaj radhazi në tetor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te familjet dhe bizneset,......
Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2026? Ministria e Mbrojtjes merr prioritetin më të madh në financim
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë ose 10 miliardë lekë më shumë se vitin......
Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......
Kina pezullon tarifat “hakmarrëse” ndaj SHBA-së - Hiqen detyrimet mbi produktet bujqësore, me përjashtim të sojës
Kina do të pezullojë tarifat ndëshkuese ndaj importeve amerikane pas takimit të javës së kaluar mes dy liderëve, duke përfshirë edhe heqjen e detyrimeve mbi......
Konkursi “Transport, Inovacion dhe Siguri (TIS)”/ Balluku: Një ftesë për këdo që ka një ide inovatore
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me DPSHTRR njoftuan sot se cilido që ka ide......
OpenAI forcon infrastrukturën e “IA” - 38 miliardë dollarë marrëveshje me Amazon për shërbime “cloud”
OpenAI ka nënshkruar një marrëveshje shtatëvjeçare me vlerë 38 miliardë dollarë, për të blerë shërbime “cloud” nga Amazon.com, në përpjekjen e parë të madhe......
Pasuria amerikane, në duart e pakicës - 10 miliarderët kryesorë shënuan rreth 700 miliardë USD rritje në vitin 2024
Pasuria e përbashkët e 10 miliarderëve më të pasur në Shtetet e Bashkuara është rritur me 698 miliardë dollarë në një vit, sipas një raporti të ri të......



