Europa Postuar më 5 Nëntor 2025, 10:44

Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në tregun me shumicë

Nga Kristi Ceta

Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje

Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Greqi u rritën për të tretin muaj radhazi në tetor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te familjet dhe bizneset, për shkak të kërkesës së shtuar që pritet gjatë dimrit.

Çmimi mesatar i tregut me shumicë, që është edhe faktori kryesor për përcaktimin e tarifave me çmim luhatës, u vendos në tetor në 112.36 euro për megavat-orë, me një

Rritja e pjesëmarrjes së gazit natyror në përzierjen e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike ka ardhur për shkak të rënies së burimeve të rinovueshme, kryesisht të energjisë së erës. Kjo është arsyeja kryesore e shtrenjtimit të çmimeve në tregun me shumicë.

Situata aktulae është tregues i qartë i rëndësisë që gazi natyror vazhdon të ketë në përcaktimin e çmimeve, edhe në një treg me prani të lartë të energjisë së rinovueshme.

Prodhimi nga burimet e gjelbra ra në 29.3% për shkak të mungesës së diellit dhe erës, ndërsa njësitë me gaz natyror u detyruan të punojnë më shumë orë për të plotësuar kërkesën, duke mbuluar 52.3% të totalit.

Çmimi mesatar i një megavat-ore u rrit në 137.55 euro, duke shënuar një kërcim prej 25.18% në vetëm një ditë, ndërsa çmimi maksimal 24-orësh gjatë orëve të pikut arriti në 305.72 euro.

Ndryshimi i çmimeve mund të ndikojë drejtpërdrejt në faturat e energjisë për qytetarët dhe bizneset gjatë dimrit. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po shqyrtojnë masa për të zbutur ndikimin tek konsumatorët.

 

 

Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video