Sa kanë shpenzuar shqiptarët për covid-19? Rreth 280 euro për frymë vetëm për testime, pa përfshirë barnat, kurat dhe shpenzimet ekstra
Analizat e tregjeve të ndryshme të kryera nga “Scan Intel” në shumë raste nxjerrin në pah jo vetëm shifra interesante, por ilustrojnë edhe fenomene të caktuara. Pikërisht studimi i fundit i kryer nga “Scan Intel” mbi industrinë e laboratoreve private tregoi se performanca financiare e tyre për periudhën pas pandemisë shprehej në vlera kolosale. Ky punim analizonte bilancet e shtatë laboratorëve mjeksore private si “Intermedica”, “Genius Lab”, “Pegasus”, “Biocheck”, “Noval Diagnostics”, “Cambridge Clinical” dhe “Orion Struga”, të cilët kanë qenë të liçensuara nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR. Qëllimi i “Scan Intel” ishte të krahasonte të ardhurat dhe fitimet e këtyre kompanive para pandemisë dhe pas pandemisë për të kuptuar se si kanë ndryshuar shifrat. Në përfundim të analizës rezultoi se të ardhurat e dy viteve të pandemisë, pra viti 2020 dhe 2021, për shtatë laboratorët që kanë derdhur të dhëna në QKB llogariten në 6.43 mld lekë ose ndryshe në 55 mln euro, ndërsa të ardhurat për periudhën 2018-2019 regjistroheshin në 1.29 mld lekë (shiko këtu). Diferenca mes dy periudhave regjistrohet në 5.1 mld lekë.
“Scan Intel” nisur nga shifrat e mësipërme ka analizuar faturën e shqiptarëve, të cilë kanë qenë të infektuar me COVID-19, në këto laboratore gjatë periudhës së pandemisë. Të dhënat e “Ministrisë së Shëndetësisë” tregojnë se që nga fillimi i pandemisë janë regjistuar gjithsej 329,541 raste pozitive. Sipas një përllogaritje të thjeshtë duke patur parasysh edhe nivelin e rritjes së të ardhurave për vitet 2020-2021 , por edhe numrin e të infekturave, del se këto laboratore kanë përfituar nga pacientët përafërsisht 132 euro për frymë. Nëse këtij treguesi do t`i referoheshim në lekë rezulton në 15,595 lekë.
Megjithatë duhet të theksojmë se këto nuk kanë qenë të vetmet laboratore private të liçensuara për të kryer testin e PCR gjatë periudhës së pandemisë. Kështu "Scan Intel" është referuar edhe në të dhënat e punimit mbi spitalet private për të patur shifra sa më reale. Nga përpunimi i shifrave del se diferenca e të ardhurave gjatë dy viteteve të pandemisë me dy vitet para pandemisë, 2018, 2019-të, është rreth 5.6 mld lekë. Bashkë me diferencën e të ardhurave të laboratorëve shifra arrin në 10.8 mld lekë shpenzime shtesë gjatë dy viteve të pandemisë. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh se, infektimet reale kanë qenë ndjeshëm më të larta se shifrat zyrtare. Por, duke pasur parasysh edhe faktin se, kushdo që ka kryer analiza mbi covid-19 në spitalet private, dhe sidomos testin PCR, ka hyrë në sistem. Pra, në përfundim mund të themi se, shifra është e përafërt me realitetin. Pra, mesatarisht, shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi i tyre si pasojë e covid-19 rreth 281 euro për frymë, vetëm për diagnostikim dhe deri diku edhe për hospitalizim, pra pa përfshirë në këtë përllogaritje kurat në ilaçe, apo trajtime të tjera me peshë, si kosto e shërbimit të specializuar në shtëpi, apo oksigjeni, etj. Kjo kosto shtesë ka ardhur pavarësisht faktit se sistemi shëndetësor në vend supozohet të jetë falas dhe gjithëpërfshirës. Problematikat që u vunë re që në pandemi, si mungesa e testve PCR, mungesa e kapaciteteve diagnostikuese në spitalet dhe poliklinikat shtetërore, mungesa e kapaciteteve spitalore, kurave, etj, duket se marrin mbështetje edhe nga shifrat, me shpenzime mjaft të mëdha për xhepat e qytetarëve, në një kohë që shpenzimet më të mëdha kanë shkuar për barna.
Sondazh
Instat thotë se konsumi është rritur/ Shitjet me pakicë, 6.4% më të larta se vjet, edhe karburantet me rritje
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” flasin për rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022. Indeksi i volumit të......
Emigrantët sjellin një pagë shtesë në muaj/ Rekord këtë vit me remitancat, 320 euro mesatarisht për çdo familje, 376 mln euro në 6 muaj
Emigrantët kanë dërguar rreth 192 milionë euro ndaj të afërmve të tyre në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e......
Laboratoret private, fitime kolosale në pandemi/ Rrisin xhiron me 400% dhe fitimet me 849%. "Genius" kalon "Intermedica"
“Scan Intel” vijon me analizën e tregjeve duke u rikthyer këtë herë në një industri shumë interesante, sidomos gjatë pandemisë, atë të laboratoreve mjeksore......
Turistët, rekord shpenzimesh në Shqipëri/ 1.1 mld euro 6 muajt e parë të vitit, dy herë mbi mesataren historike, 442 euro për frymë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.13 miliardë eurosh në 6 muajt e......
Bie papunësia, por vetëm për burrat/ Pranë 11.1%. Rritet për të rinjtë dhe për gratë dhe vajzat
Treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë,......
Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, llogaritet në 60,666 lekë. Kështu, shifrat e publikimit të......
Numri i nxënësve në rënie çdo vit/ Rreth 4% më pak fëmijë në klasë të parë dhe 9% më pak gjimnazistë në klasë të dhjetë
Edhe pse akoma nuk disponohen shifra të sakta mbi numrin e nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023, shifrat paraprake të “Ministrisë së Arsimit”......
Borxhi i jashtëm arrin në 9.89 mld euro/ Rritet me 88 milionë euro në T2, shkon në €3540 për frymë
Borxhi i Jashtëm Bruto i vendit është ngjitur pranë një maksimumi të ri historik gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare të publikuara......