Laboratoret private, fitime kolosale në pandemi/ Rrisin xhiron me 400% dhe fitimet me 849%. "Genius" kalon "Intermedica"

“Scan Intel” vijon me analizën e tregjeve duke u rikthyer këtë herë në një industri shumë interesante, sidomos gjatë pandemisë, atë të laboratoreve mjeksore private. Qasja e analizës së të dhënave nga “Scan Intel” i referohet kornizave të mëparshme të trajtimit të industrive, por këtë herë elementi i shtuar është krahasimi i të ardhuarve dhe i fitimeve gjatë pandemisë dhe para pandemisë duke marrë si njësi kohore një periudhë dy vjeçare. Në studim janë marrë “Intermedica”, “Genius Lab”, “Pegasus”, “Biocheck”, “Noval Diagnostics”, “Cambridge Clinical” dhe “Orion Struga”, por duhet të theksojmë se dy laboratorët e fundit kanë mangësi në bilance pasi janë hapur së fundmi, kështu është e vështirë të llogaritet ndryshimi vjetor. “Scan Intel” gjithashtu ka bërë pjesë të shifrave jo vetëm performancën e laboratoreve më të mëdhenj në vend, por edhe atyre të cilët janë rrjet si dhe janë të liçensuara nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin PCR. Vlen të përmendim se në analizë nuk janë marrë laboratoret mjekësore të cilët janë pjesë të spitaleve private. Rikujtojmë se “Scan Intel” ka kryer më herët një analizë të performancës së spitaleve private në vend (shiko këtu).
Nisur nga analiza e bilanceve për vitin 2021 shohim se dy laboratorët më të mëdhenj në vend janë “Intermedica” dhe “Genius Lab”. Nëse gjatë vitit 2020 “Intermedica” kryesonte tregun me të ardhurat më të larta, të dhënat për vitin 2021 tregojnë se “Genius Lab” qëndron në krye me 2.07 mld lekë ose e shprehur në valutë rreth 17.6 mln euro. Ky laborator i ka rritur të ardhurat krahasuar me vitin 2020 me 295%. Laboratori i dytë në renditje me vlerën më të lartë të të ardhurave është “Intermedica”, me 1.9 mld lekë, duke u rritur me 92.5% krahasuar me 2020-tën, pasuar nga “Cambridge Clinical” me 244 mln lekë. Në vend të fundit me të ardhurat më të ulta të regjistruara për vitin 2021 gjejmë të renditur “Orion Struga” me 19.1 mln lekë. “Biocheck” llogarit për vitin 2021 të ardhura deri në 264 mln lekë duke u rritur me 326%, ndërsa “Pegasus” i ka të ardhurat në 101 mln lekë dhe janë rritur me 69.2%. Shifrat flasin për një rritje mbi dyfishin e totalit të të ardhurave të laboratoreve mjeksore private. Në total të ardhurat për shtatë laboratoret e marra në analizë, për vitin 2021, regjistrohet në 4.7 mld lekë ose në valutë rreth 40.7 mln euro. Krahasuar me vitin 2020, i cili llogariste total të ardhurash deri në 1.65 mln lekë, gjatë vitit 2021 ky tregues është rritur me 190%.
“Genius Lab” renditet në vend të parë edhe sa përket fitimeve për vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe ky laborator ka gjeneruar nivel fitimi deri në 1.1 mld lekë, ose 9.3 milione euro fitime neto, pas taksave, duke u rritur kështu me 409%. I dyti në renditje është “Intermedica” me 590 mln lekë, dhe i ka rritur fitimet krahasuar me vitin 2020 me rreth 119%. “Biocheck” renditet në vend të tretë sa i përket fitimeve, me 64.9 mln lekë dhe me një rritje prej 971%, krahasuar me një vit më parë. I vetmi laborator i cili rezulton me humbje për vitin 2021 është "Orion Struga" me 7.5 mln lekë. Por sa regjistrohet totali i fitimit për vitin 2021? Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” referuar “Qendrës Kombëtare të Biznesit” tregojnë për një shifër rreth 1.96 mld lekë ose e shprehur në valutë rreth 16.7 mln euro, e cila krahasuar me vitin 2020 është rritur me 281%. Për dy kompanitë më të mëdha, "Genius" dhe "Intermedica" shohim marzhe fitimi mjaft të larta, të cilat nuk janë hasur më parë në asnjë treg tjetër të marrë në analizë. Për "Genius Lab", marzhet e fitimit për vitin 2021 fiksohen pra 56.1%, ndërsa për "Intermedica" pranë 30.5%. Pranë 41.3% ndërkohë regjistrohen marzhet e fitimit për të 7-ta laboratoret private të marra në analizë. Ndërkohë, për të kuptuar impaktin e pandemisë në fitimet e laboratoreve private, mjafton të themi se përpara Covid-19, marzhet e fitimit neto të laboratoreve ishin vetëm 12%, nga mbi 40% që u ngjitën me pandeminë.
Nga treguesit e mësipërm në mënyrë të qartë vihet re ndikimi pozitiv që ka patur pandemia në këtë industri, ndyshe nga industri të tjera të analizuara më parë nga “Scan Intel”. Për të shprehur më qartë këtë ndikim, “Scan Intel” ka vënë përballë periudhën para pandemisë me periudhën pas pandemisë. Kjo përballje bëhet përmes shifrave të të ardhurave dhe fitimeve që kanë gjeneruar laboratoret private aktive në periudha të ndyshme. Të ardhurat e dy viteve të pandemisë, pra viti 2020 dhe 2021, për shtatë laboratorët që kanë derdhur të dhëna në QKB llogariten në 6.43 mld lekë ose ndryshe në 55 mln euro. Nga ana tjetër, të ardhurat e laboratorëve të cilët kanë derdhur bilance në QKB, gjatë vitit 2018 dhe 2019, në total llogariten në 1.29 mld lekë. Nga këto të dhëna shohim qartë se pandemia i ka kushtuar shqiptarëve rreth 5.1 mld lekë ose 43.7 mln lekë. Nëse ndryshimin dyvjetor të pandemisë me atë të para pademisë e llogarisim në përqindje, atëherë të ardhurat shihet se janë rritur me 396%. Por si paraqitet ky raport sa i përket fitimeve? Fitmet për vitin 2018-të dhe 2019-të së bashku llogariten në 261 mln lekë, ndërkohë që fitimet për vitin 2020 dhe 2021 së bashku arrijnë në 2.48 mld lekë. Pra, referuar shifrave fitimet gjatë dy viteve të pandemisë, krahasuar me dy vitet para pandemisë, janë rritur me 849%, ose e thënë në vlerë absolute janë rritur me 2.2 mld lekë. Kjo panoramë tregon qartë kostot e pandemisë në xhepat e shqiptarëve, por lë të përmendim këtu që për një periudhë kohe testi PCR ishte i detyrueshëm. Megjithatë, vlen të ritheksohet se përgjatë vitit 2019-të dhe vitit 2018-të disa nga laboratorët e lartpërmendur sapo kishin nisur aktivitetin, duke derdhur në “Qendrën Kombëtare të Bisnesit” shifra të papërfillshme.
Sondazh

Turistët, rekord shpenzimesh në Shqipëri/ 1.1 mld euro 6 muajt e parë të vitit, dy herë mbi mesataren historike, 442 euro për frymë
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.13 miliardë eurosh në 6 muajt e......

Bie papunësia, por vetëm për burrat/ Pranë 11.1%. Rritet për të rinjtë dhe për gratë dhe vajzat
Treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë,......

Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, llogaritet në 60,666 lekë. Kështu, shifrat e publikimit të......

Numri i nxënësve në rënie çdo vit/ Rreth 4% më pak fëmijë në klasë të parë dhe 9% më pak gjimnazistë në klasë të dhjetë
Edhe pse akoma nuk disponohen shifra të sakta mbi numrin e nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023, shifrat paraprake të “Ministrisë së Arsimit”......

Borxhi i jashtëm arrin në 9.89 mld euro/ Rritet me 88 milionë euro në T2, shkon në €3540 për frymë
Borxhi i Jashtëm Bruto i vendit është ngjitur pranë një maksimumi të ri historik gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare të publikuara......

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në dhjetor dhe gusht, kur vijnë emigrantët. Shkurti dhe marsi, muajt pa "bereqet"
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë sa i përket depozitimeve të reja në banka, sipas muajve, për të kuptuar se kur është periudha......

TVSH, nga 20% në 5.3%/ Lëvizja do të zeronte efektin e “fryrjes” së arkës nga rritja e çmimeve dhe barazonte paketën e solidaritetit
Nëpërmjet aktit të ri normativ të qeverisë shqiptare në lidhje me rishikimin e buxhetit për vitin aktual, parashikohet se të ardhurat tatimore këtë vit......

Çfarë kërkojnë Shqiptarët në Google? “Translate” togfjalëshi më i klikuar. Facebook, Youtube dhe Google faqet e preferuara
Ndër matësit kryesorë të audiencave të ditëve të sotme konsiderohen klikimet, majde mund të themi se këto të fundit “flasin” për qasjet, shijet dhe preferencat......