Bie papunësia, por vetëm për burrat/ Pranë 11.1%. Rritet për të rinjtë dhe për gratë dhe vajzat

Treguesit e punësimit duket se vijojnë me përmirësime edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, por ky tregues te moshat e reja nuk paraqitet aq optimist. Të dhënat nga “Instituti i Statistikave”, mbi forcat e punës, tregojnë se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri sa i përket popullsisë 15 vjeç dhe lart regjistrohet në 11.1% nga 11.6% që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2021. Sipas këtyre të dhënave shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje në krahasim me të njejtën periudhë të një viti më parë, dhe po ashtu ka rënë me 0,2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Sipas shifrave niveli i papunësisë për këtë tremujor regjistrohet më i ulti që nga tremujori i parë i viti 2012-të i cili e kishte këtë tregues në 12.9%. Nëse treguesit e papunësisë i analizojmë sipas grupmoshave bie në sy se për grupmoshat e reja është rritur niveli i papunësisë. Të dhënat sinjalizojnë se për grumoshën 15 deri në 29 vjeç niveli i papunësisë është rritur me 0.3 pikë përqindje përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Megjithatë, pozitive janë shifrat nëse do ta krahasonim nivelin e papunësisë te moshat e reja me tremujorin paraardhës. Sipas shifrave niveli i papunësisë karahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022 ka rënë me 0.5 piëk përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7% dhe për gratë 11,4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë.
Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, "Instituti i Statistikave" sinjalizon se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 64.4%. Ritmi vjetor i ndryshimit të shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe për popullsinë 15 vjeç e lart është pozitiv duke u rriur kështu me 2.7 pikë përqindje. Ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e parë të vitit 2022. Po ta analizojmë sipas grupmoshave vihet re se rritjen më të ulet e ka pësuar niveli i punësimit te moshat e reja si në terma vjetore ashtu edhe në terma tremujorësh. Nëse i referohemi të dhënave siaps gjinisë shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 70,9%, ndërsa për gratë është 58,2%.
Shifrat paraqiten positive edhe sa i përket pjesëmarrjen në forcat e punës. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç është 72,8 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,8 pikë përqindje.
Sondazh

Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, llogaritet në 60,666 lekë. Kështu, shifrat e publikimit të......

Numri i nxënësve në rënie çdo vit/ Rreth 4% më pak fëmijë në klasë të parë dhe 9% më pak gjimnazistë në klasë të dhjetë
Edhe pse akoma nuk disponohen shifra të sakta mbi numrin e nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023, shifrat paraprake të “Ministrisë së Arsimit”......

Borxhi i jashtëm arrin në 9.89 mld euro/ Rritet me 88 milionë euro në T2, shkon në €3540 për frymë
Borxhi i Jashtëm Bruto i vendit është ngjitur pranë një maksimumi të ri historik gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare të publikuara......

Kur kursejnë më shumë shqiptarët? Në dhjetor dhe gusht, kur vijnë emigrantët. Shkurti dhe marsi, muajt pa "bereqet"
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë sa i përket depozitimeve të reja në banka, sipas muajve, për të kuptuar se kur është periudha......

TVSH, nga 20% në 5.3%/ Lëvizja do të zeronte efektin e “fryrjes” së arkës nga rritja e çmimeve dhe barazonte paketën e solidaritetit
Nëpërmjet aktit të ri normativ të qeverisë shqiptare në lidhje me rishikimin e buxhetit për vitin aktual, parashikohet se të ardhurat tatimore këtë vit......

Çfarë kërkojnë Shqiptarët në Google? “Translate” togfjalëshi më i klikuar. Facebook, Youtube dhe Google faqet e preferuara
Ndër matësit kryesorë të audiencave të ditëve të sotme konsiderohen klikimet, majde mund të themi se këto të fundit “flasin” për qasjet, shijet dhe preferencat......

Kriza nuk dëmton aftësinë paguese/ Kreditë me probleme bien sërish gjatë korrikut, pranë rekordit historik të 14 viteve
Korriku regjistron muajin e dytë me radhë në rënie për një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, atë të kredive me probleme. Kështu,......

Inflacioni thyen rekord të ri, arrin në 8%/ Niveli më i lartë që prej vitit 1998, por “habisin” disa kategori, si qiraja dhe karburantet
Norma e inflacionit në vendin tonë ka thyer një rekord të ri, duke u ngjitur në 8% për muajin gusht, që është edhe niveli më i lartë që prej dhjetorit të vitit......