Inflacioni thyen rekord të ri, arrin në 8%/ Niveli më i lartë që prej vitit 1998, por “habisin” disa kategori, si qiraja dhe karburantet
Norma e inflacionit në vendin tonë ka thyer një rekord të ri, duke u ngjitur në 8% për muajin gusht, që është edhe niveli më i lartë që prej dhjetorit të vitit të largët 1998. Asokohe, norma e inflacionit fiksohej pranë 8.7%. Gushti ka thyer kështu barrierën e vitit 2002, pasi prej muajsh çmimet i ishin afruar rekordit të këtij viti. Mesa duket nga shifrat zyrtare, rritja e çmimeve në kulmin e sezonit turistik ka qenë ndjeshëm e lartë, për të prekur nivelin maksimal të 24 viteve.
Shifrat zyrtare ngë Instituti i Statistikave të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se, indeksi i çmimeve të konsumit fiksohet pranë 110.1 pikëve gjatë gushtit. Një vit më parë ndërkohë, gjatë gushtit norma e inflacionit fiksohej pranë 2.4%. Sa i përket ndryshimit mujor të çmimeve, shifrat e Instat tregojnë se në gusht ato ishin 0.8% më të larta se muaji korrik.
Në lidhje me grupet që kanë dhënë ndikimin më të madh në këtë normë rekord të inflacionit shifrat tregojnë se kontributin më të madh e kanë dhënë grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,88 pikë përqindje, pra më shumë se gjysmën, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndërkohë kanë kontribuar me 0,62 pikë përqindje, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,35 pikë përqindje, ato të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,30 pikë përqindje, “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0,28 pikë, “Argëtim dhe kulturë” me 0,15 pikë përqindje, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,10 pikë përqindje, “Veshje dhe këpucë” me 0,08 pikë, “Komunikimi” me 0,03 pikë përqindje dhe “Shëndeti” me “Shërbimin arsimor”me 0,02 pikë përqindje secili. Pra, asnjëri prej grupeve nuk ka dhënë një kontribut negativ në normën e inflacionit prej 8% gjatë gushtit të këtij viti.
Tani, le të kalojmë te analiza e grupeve dhe nëngrupeve të caktuara, se si janë rritur çmimet nga vitit 2021 në vitin aktual. Ushqimet në total gjatë gushtit rezultojnë të jenë 14.95% më të shtrenjta se gushti i vitit të kaluar. Ndër to, rritjen më të lartë e regjistrojnë “vajrat dhe yndyrnat”, me 28.77%, ndjekur nga produktet e bulmetit “qumësht, djathtë dhe vezë” me 22.31%, si dhe “bukë dhe drithra” me 20.38%. Edhe ëmbëlsirat regjistrojnë një rritje të konsiderueshme pranë rreth 15.6%, peshku me 13.7%. Frutat me rreth 4.5%, zarzavatet me 8.6% dhe mishi me 11.2% janë grupet dhe nëngrupet ushqimore me rritjen më të ulët të çmimeve në harkun e një viti, ndërkohë që asnjë prej kategorive ushqimore nuk regjistrohet në rënie.
Mes kategorive të tjera ndërkohë shohim sërish atë të “lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike” me një rritje e cila bie në kontrast me përditshmërinë tonë, pasi shohim që kjo kategori, ku përfshihet edhe nafta dhe benzina, të jetë rritur me vetëm 4.9% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që realiteti tregon për një rritje mes 40% dhe 50% të çmimit të hidrokarbureve, sidomos naftës. Edhe në terma mujorë, pra krahasuar me korrikun, rritja shfaqet minimale në shifrat e Instat, pranë vetëm 0.6%. Një tjetër kategori që bie disi ndesh me situatën që na rrethon është edhe ajo e qirave të shtëpive. Sipas Instat, këto të fundit janë vetëm 2% më të larta se një vit më parë, ndërkohë që aktorë të tregut flasin për një rritje dyshifrore.
Nga ana tjetër, transporti rezulton të jetë kategoria me rritjen më të lartë të çmimeve, me plot 19.3%. Pavarësisht kësaj shifre, të dhënat tregojnë se kjo është rritja më e ulët në 5 muajt e fundit, pra që prej muajit mars, paçka se gjatë gushtit çmimi i hidrokarbureve ka prekur nivele mjaft të larta.
Grupe si veshjet kanë pësuar një rritje modeste, prej vetëm 1.9%, së bashku me edukimin, shëndetin dhe komunikimin.
Sondazh
Çmimet e prodhimit vendas rriten më shumë se ato të importit/ 20.5% dhe 10.7% më të shtenjta, ndikuar nga energjia dhe industria nxjerrëse
Çmimet e prodhimit dhe të importit duket se vijojnë në një tendencë në rritje përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat e “Institutit të......
Impakti i Iranit në ekonominë shqiptare/ Tregtia dhe turizmi, shifrat tregojnë një peshë të papërfillshme
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si pasojë e rezultateve të hetimit mbi sulmein kibernetik të ndodhur pak kohë më......
Lagjet më të ngarkuara dhe më të qeta të Tiranës/ "M.Shyri", "Tirana e Re" dhe "21 Dhjetori" me dendësinë më të madhe, "Dajti", "Farka" dhe "Kashari", më të ultën
“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat e Open Data, Bashkia Tiranë, sa i përket dendësisë së popullsisë sipas njësive administrative përgjatë viteve 2009-2022.......
Cila kompani ajrore shqiptare rrezikon falimentin? Raporti i “Bernstein” flet për “Albawings”, e rendit ndër 3 kompanitë më të rrezikuara në Europë
“Scan Intel” ka siguruar raportin e “Bernstein Research”, nën autorësinë e Clementine Flionis dhe Alex Iriving sa i përket rrezikut për faliment të kompanive......
Llogarit nivelin e alkolit në gjak/ Manual për drejtuesit e mjeteve, nga niveli i lejuar, krahasimi me Europën e deri te masat ligjore
Drejtuesit e mjeteve nën ndikimin e alkolit shpesh herë janë bërë shkak për shumë aksidente përfshirë këtu edhe ato me pasoja fatale, por përpos kësaj,......
Sa “vlen” Shqipëria për botën? “The Good Country Index”: Renditemi të 64-tët mes 169 vendeve të globit, të fundit në rajon
“The Good Country Index” e rendit Shqipërinë në vend të 64-të mes 169 vendeve në botë, sa i përket kontributit që jep si shtet ndaj fqinjëve dhe botës. Ky......
1 në 3 të punësuar, në shtet/ Shqipëria kryeson Europën me përqindjen më të lartë, Norvegjia e dyta me 30.4%
Shqipëria renditet mes vendeve me përqindjen më të lartë të punonjësve të cilët janë të punësuar në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve......
Shqiptarët e njohin BE-në më mirë se europianët?!/ Anketa e KE: 52% shprehen të informuar, në Europë vetëm 35%
Shqiptarët shprehen se janë më të informuar se europianët sa i përket çështjeve të Bashkimit Europian tregojnë të dhënat e barometrit standard të Komisionit të......