Shqipëria Postuar më 8 Shtator 2022, 11:21

Çmimet e prodhimit vendas rriten më shumë se ato të importit/ 20.5% dhe 10.7% më të shtenjta, ndikuar nga energjia dhe industria nxjerrëse

Nga SCAN TV
Çmimet e prodhimit vendas rriten më shumë se ato të

Çmimet e prodhimit dhe të importit duket se vijojnë në një tendencë në rritje përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Të dhënat e “Institutit të Statistikave” tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit, të çmimeve të importit, si dhe rritje të indeksit të kushtimit në ndërtim për banesa gjatë kësaj periudhe. Kështu, indeksi i çmimeve të prodhimit regjistron rritje me 20.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe një rritje prej 3.3%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Rritjen më të lartë të çmimeve e regjistron seksioni “Industi Nxjerrëse” me 44.9%, pasuar nga “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 28.5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021. Nga ana tjetër, indeksi i çmimeve të prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 16.9%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 26,8%, ndërsa me rënie vërehen “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 0.2%, “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 6.3% si dhe “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 2.3%. Nga ana tjetër, çmimet sa i përket seksionit të “Furnizimit me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” janë rritur me 2%.

Por çfarë thonë shifrat sa i përket çmimeve të importit? Ato sinjalizojnë se indeksi i çmimeve të importit për tremujorin e dytë të vitit arriti në 112.1 kundrejt vitit 2021, duke shënuar rritje me 10.7%. Kjo rritje shihet të ketë ecur me hapa të shpejtë nëse do të shihnim ndryshimin e një viti më parë i cili regjistrohej 1.7%. Po ta krahasojmë me tremujorin e parë të këtij viti, rritja e çmimeve të importit është 0.4%. Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 73,4%, e cila është dhe rritja më e lartë. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” shënoi një rritje me 8,4%, ndërsa “Industria Nxjerrëse” është rritur me 14.3%. Nga ana tjetër, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka regjistruar një rrije në tremujorin e dytë të vitit me 5.6%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

“Scan Intel” ka analizuar ndër të tjera edhe indeksin e kushtimit në ndërtim për tremujorin e dytë të vitit. Shifrat nga Instituti i Statistikave sinjalizojnë se ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim në tremujorin e dytë të vitit 2022 është 6.2%. rikujtojmë se gjatë vitit 2021 ky ndryshim ishte 1.3%. Krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e kostove në ndërtim vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15.5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime të tjera” me 6,7%, “Shpenzime materiale” me 6.6%, “Shpenzime makinerie” me 4.1%, “Shpenzime për paga” me 2,9% si dhe “Shpenzime transporti” me 1.2%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat