Cila kompani ajrore shqiptare rrezikon falimentin? Raporti i “Bernstein” flet për “Albawings”, e rendit ndër 3 kompanitë më të rrezikuara në Europë
“Scan Intel” ka siguruar raportin e “Bernstein Research”, nën autorësinë e Clementine Flionis dhe Alex Iriving sa i përket rrezikut për faliment të kompanive ajrore në Europë gjatë stinës së dimrit në horizont, i cili është përmendur edhe në një artikull të `Bloomberg` këtë javë. Në këtë raport figuron një kompani shqiptare, “Albaëings”, dhe një sërë kompanish të tjera ajrore të cilat operojnë edhe në vendin tonë.
Raporti thekson se kryesisht, në 56% të rasteve gjatë 22 viteve të fundit, falimentimet e kompanive ajrore kanë ndodhur menjëherë pas stinës së verës. Rritja e ndjeshme e kostove të karburantit, thuajse dyfishim krahasuar me periudhën para pandemisë, rritja e kostove të karbonit dhe rënia drastike e besimit konsumator në kontinentin e vjetër si pasojë e kapërcimit të ndjeshëm të çmimeve vlerësohen si faktorët kryesorë që mund të çojnë në një faliment të mundshëm të disa prej kompanive europiane, përfshirë ato shqiptare. Kosto e karburantit vlerësohet të jetë rritur nga 600 dollarë për ton në 1100 dollarë për ton, ajo e karbonit vlerësohet në rreth 80 dollarë për ton, e trefishuar krahasuar me periudhën para pandemisë. Nga ana tjetër, raporti thekson se, edhe kërkesat për rritje pagash nga stafet si pasojë e presioneve inflacioniste pritet të përbëjnë probleme serioze për kompanitë ajrore këtë dimër të vështirë. Sipas këtij vlerësimi, parashikohet që nga kjo situatë të përfitojnë operatorët e mëdhenj, kryesisht ata low cost, si “Wizz Air” apo “Ryanair” dhe “Easyjet”, dhe më të goditurit do të jenë operatorët më të vegjël. Edhe kompanitë e tjera ajrore, si “Air France-KLM” apo “Lufthansa”, pavarësisht vështirësive pritet të shpëtohen dhe ndihmohen nga qeveritë respektive. Për këtë arsye, studiuesit kanë përpiluar një indeks bazuar në 5 shtylla kryesore, për të dalë me një pikëzim të përbashkët sa i përket rrezikut për faliment. Këto 5 shtylla janë: konkurrenca që vjen nga “Wizz Air” dhe “Ryanair”, jetëgjatësia e flotës ajrore, qiramarrja e flotës (pra, sa avionë janë me qira dhe sa në pronësi të kompanisë), rimëkëmbja pas pandemisë, dhe ndryshimi i kompanive me futjen e itinerarëve të rinj.
Sa i përket kompanisë shqiptare të përfshirë në këtë listë, “Albawings”, klasifikohet me një rrezik mjaft të lartë, e 3-ta nga fundi, ku merr zero pikë sa i përket jetëgjatësisë së flotës dhe zero pikë sa i përket indikatorit të “leasing”, pra i ka të gjithë avionët me qira, çka përbën kosto mjaft të larta dhe nga ana tjetër, jetëgjatësia e tyre sjell edhe më shumë kosto për t`i zëvendësuar. Sa i përket jetëgjatësisë, “Albawings” renditet në vend të fundit në Europë, me flotën ajrore mbi 30 vjeçare. Edhe nën-indikatori i konkurrencës i jep kompanisë një pikëzim mjaft të ulët, vetëm 13 pikë. Ndërkohë pikët maksimale i merr sa i përket rimëkëmbjes, pra rikthimit në nivelet para-pandemisë, ku rezulton në 165%. Me 57 pikë ndër 100 ndërkohë vlerësohet sa i përket ndryshimit të itinerarëve. Në total, “Albawings” grumbullon vetëm 19 pikë nga 100 të tilla sa i përket indikatorit të mbijetesës së përpiluar nga `Bernstein`. Flota e kompanisë vlerësohet nga raporti si e vjetër, jo eficiente dhe e kushtueshme.
Mga ana tjetër, bilancet e dorëzuara nga vetë kompania në QKB tregojnë se, viti 2021 është mbyllur me një humbje të thellë financiare, pranë 409 milionë lekëve, ose rreth 3.5 milionë euro, thuajse dy herë më shumë se viti pararendës, që mbyllej me 236 milionë lekë humbje.
Ndërkohë, pjesë e raportit janë edhe një sërë kompanish të tjera ajrore që operojnë në vendin tonë, si “Pegasus”, e vlerësuar me 88 pikë dhe ndër 3 vendet e para të listës si më pak e rrezikuar, “Easyjet” me 80 pikë, Lufthansa me 80 pikë, “Aegean” dhe “LOT” me nga 64 pikë, “Wizzair” me 63 pikë, “Air Serbia” dhe “TUI” me nga 60 pikë.
Ndërkohë, raporti merr në analizë edhe shtetet në tërësi, dhe rrezikun e kompanive për faliment. Shqipëria, së bashku me një sërë vendesh të Ballkanit Perëndimor dhe Europës qendrore dhe lindore, renditet ndër vendet me rrezikun më të lartë, duke grumbulluar 63 pikë në total.
Sondazh
Llogarit nivelin e alkolit në gjak/ Manual për drejtuesit e mjeteve, nga niveli i lejuar, krahasimi me Europën e deri te masat ligjore
Drejtuesit e mjeteve nën ndikimin e alkolit shpesh herë janë bërë shkak për shumë aksidente përfshirë këtu edhe ato me pasoja fatale, por përpos kësaj,......
Sa “vlen” Shqipëria për botën? “The Good Country Index”: Renditemi të 64-tët mes 169 vendeve të globit, të fundit në rajon
“The Good Country Index” e rendit Shqipërinë në vend të 64-të mes 169 vendeve në botë, sa i përket kontributit që jep si shtet ndaj fqinjëve dhe botës. Ky......
1 në 3 të punësuar, në shtet/ Shqipëria kryeson Europën me përqindjen më të lartë, Norvegjia e dyta me 30.4%
Shqipëria renditet mes vendeve me përqindjen më të lartë të punonjësve të cilët janë të punësuar në sektorin shtetëror në krahasim me totalin e të punësuarve......
Shqiptarët e njohin BE-në më mirë se europianët?!/ Anketa e KE: 52% shprehen të informuar, në Europë vetëm 35%
Shqiptarët shprehen se janë më të informuar se europianët sa i përket çështjeve të Bashkimit Europian tregojnë të dhënat e barometrit standard të Komisionit të......
Sa janë rritur realisht pagat? Vetëm 14 euro në muaj që prej vitit 2014, nëse marrim për bazë rritjen e çmimeve
Pagat janë padiskutim një prej treguesve më të rëndësishëm të mirëqenies së një vendi. Në realitetin shqiptar, statistikat zyrtare të pagave janë mjaft të......
Turizmi, rekord kreditimi gjatë korrikut/ Kredia e re për “akomodimin dhe shërbimin ushqimor” rritet me 62%
Muaji Korrik ka shënuar rekord në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financimin e bizneseve, veçanërisht ndaj sektorit të akomodimit dhe......
Bizneset “dynden” drejt kredive në Euro/ Huaja e re në Korrik arrin në 24.4 mld lekë. Në rënie për individët
Gjatë korrikut të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 24.4 miliardë lekë kredi të re, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara dhe......
Biznesi i ujit të pijshëm me rritje/ Raportojnë 4.3 mln euro fitime dhe 38.5 mln euro xhiro, 28.5% më shumë të ardhura se në 2020-ën
“Scan Intel” në vijim të analizës së tregjeve është rikthyer në industrinë e ujit të pijshëm me të dhëna të rifreskuara me qëllim për të kuptuar performancën e......