Turizmi, rekord kreditimi gjatë korrikut/ Kredia e re për “akomodimin dhe shërbimin ushqimor” rritet me 62%
Muaji Korrik ka shënuar rekord në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financimin e bizneseve, veçanërisht ndaj sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në nivel koorporatash jofinanciare private, sa i përket dy viteve të fundit. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja për sektorin e mësipërm fiksohen në 1.41 mld lekë për periudhën Korrik 2022. Në rast se bëjmë një krahasim me korrikun e viteve të kaluara shohim se, në vitin 2021 kjo vlerë ishte 534 mln lekë, në vitin 2020 ishte 621 mln lekë, 434 mln për vitin 2019, 224 mln për vitin 2018 dhe 384 mln për vitin 2017. Pra, në terma dyvjeçare kemi të bëjmë me një rekord, ndërkohë që krahasuar me të gjithë muajt paraardhës shohim se është shifra e tretë më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas Janarit dhe Gushtit të vitit 2020, kur sektori vuante dy kriza të njëpasnjëshme, tërmetin dhe pandeminë. Tendenca e këtij viti duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vrullit të sektorit të turizmit gjatë këtij viti, e konfirmuar edhe publikimet e INSTAT, si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të shtetasve vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tone, çka automatikisht ka rritur nevojën për financim nga sektori bankar. Kujtojmë se niveli i turistëve që ka vizituar vendin tonë këtë vit, në 7 muajt e parë ka qenë edhe më i lartë se nivelet e para pandemisë, duke prekur kështu shifrat më të larta historike.
Nëse do të bëjmë një raport të thjeshtë se si ka ndryshuar niveli i financimit të sektorit të turizmit me hua të reja të dhëna nga bankat përkundrejt muajve të mëparshëm shohim një rritje me 73% krahasuar me vitin 2017, rritje me 84% krahasuar me vitin 2018, rritje me 69% krahasuar me vitin 2019, me 56% krahasuar me vitin 2020 dhe rritje me 62% krahasuar me vitin 2021.
Nëse do të vijojmë t`i referohemi raportit të Bankës së Shqiperisë, shohim se huatë e dhëna për financimin e bizneseve për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor shohim se zënë një peshë jo shumë të lartë krahasuar me sektorët e tjerë të kredive të reja në nivel korporatash jofinanciare të dhëna nga sektori bankar, me 8% përkundrejt totalit të përgjithshëm të huave për sipërmarrjen gjatë korrikut.
Tendenca për financim e turizmit tregon qëllimin dhe potencialin e lartë të zhvillimit të këtij sektori në vendin tonë.
Sondazh
Bizneset “dynden” drejt kredive në Euro/ Huaja e re në Korrik arrin në 24.4 mld lekë. Në rënie për individët
Gjatë korrikut të këtij viti, sektori bankar ka dhënë 24.4 miliardë lekë kredi të re, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara dhe......
Biznesi i ujit të pijshëm me rritje/ Raportojnë 4.3 mln euro fitime dhe 38.5 mln euro xhiro, 28.5% më shumë të ardhura se në 2020-ën
“Scan Intel” në vijim të analizës së tregjeve është rikthyer në industrinë e ujit të pijshëm me të dhëna të rifreskuara me qëllim për të kuptuar performancën e......
Rikthehemi mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në planet/ Shqipëria renditet krah shteteve që kanë një pagë mesatare 8.3 herë më të lartë
Shqipëria është rikthyer sërish mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë. Për herë të fundit diçka e tillë ndodhte në mes të muajit qershor. Gjatë......
Ulen lejet e ndërtimit/Tremujori i dytë me 2.3% rënie. Por gjithsesi, këtë vit, 23% më shumë se viti i kaluar
Lejet e ndërtimit paraqiten më rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij vitit pas një rritje të vazhdueshme përgjatë tremujorëve paraardhës. Kështu sipas......
Ekskluzive/ Moody`s skanon ekonominë shqiptare - Vitin e ardhshëm do ketë ngadalësim. Turizmi dhe integrimi, të vetmit faktorë pozitiv
Më datë 26 gusht gjigandi i vlerësimit të kreditit, Moody`s konfirmoi pa asnjë rishikim notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në “B1 me perspektivë të......
Korriku pakëson kursimet në bankë/ Depozitat bien me rreth 5 milionë euro. Në 7 muaj “avulluan” 6 miliardë lekë
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka rënë lehtë gjatë muajit korrik të këtij......
Shqiptarët “nuk pyesin” për çmimin e karburantit/ 3 në 4 makina të blera këtë vit punojnë me naftë, rritet pesha, “braktisen” makinat me gaz
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) japin një panoramë deri diku të qartë të qasjes së shqiptarëve ndaj......
Çmimet pengojnë tregtinë, por jo turistët/ Bie volumi i mallrave me 28.1%, pasagjerët dhe fluturimet me rritje për korrikun
Efekti i rritjes së çmimeve vijon të reflektohet në volumin e mallrave edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Shifrat e transportit të publikuara nga......