Ulen lejet e ndërtimit/Tremujori i dytë me 2.3% rënie. Por gjithsesi, këtë vit, 23% më shumë se viti i kaluar

Lejet e ndërtimit paraqiten më rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij vitit pas një rritje të vazhdueshme përgjatë tremujorëve paraardhës. Kështu sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” gjatë tremujorit të dytë janë miratuar gjithsej 339 leje ndërtimi, duke rënë me 2.3%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Lejet e ndërtimit të miratuara për tremujorin e dytë regjistrojnë nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2021, me 251 leje. Krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e parë të këtij viti, lejet e ndërtimit po ashtu paraqesin rënie me 14.6%. “Scan Intel” ka analizuiar gjithashtu edhe të dhënat për lejet e miratuara në harkun kohor të gjashtë muajve të parë të vitit 2022, ku nga përllogaritja regjistrohen gjithsej 736 leje ndërtimi të miratuara nga 598 që regjistroheshin gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Pra pavarësisht rënies përgjatë tremujorit të dytë, shifrat tregojnë se kë vit janë dhënë 23% më shumë leje ndërtimi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2021. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2022, është 661.945 m2, nga 544.127 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 21,7%.
Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat shohim se nga 339 leje gjithsej në tremujorin e dytë të vitit aktual, 258 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 81 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë ndërtesat industriale, me 36 të tilla, ndërsa 19 leje janë dhënë për hotele dhe ndërtesa të ngjashme.
INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e dytë është qarku i Tiranës, me 95 leje të reja, ndjekur nga qarku i Durrësit, me 90 dhe ai i Korçës me 38 leje ndërtimi. “Scan Intel” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, por edhe me tremujorin paraardhës. Shifrat tregojnë se rritjen vjetore më të madhe e ka pësuar qarku i Vlorës me 400%, pasuar nga qarku i Lezhës me 200%. Me rënie të lejeve të ndërtimit në harkun kohor të një viti janë qarqet Durrës, Elbasan, Fier Dibër dhe Berat, ku rënien më të madhe e regjistron pikërisht Berati me 88.2%.
Nga ana tjetër, krahasuar me tremujorin e kaluar, rritjen më të lartë të lejeve të ndërtimit e regjistron qarku Kukës, pasuar nga qarku Korçë. Nëse do të flisnim për qarqet të cilat regjistrojnë rënien më të lartë të lejeve të ndërtimit janë Lezha, Berati dhe Fieri.
Vlen të themi se sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura me të kanë patur një hov kohët e fundit, kjo pasi kanë qenë më pak të goditura nga pandemia, por edhe për shkak të rindërtimit nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të.

Ekskluzive/ Moody`s skanon ekonominë shqiptare - Vitin e ardhshëm do ketë ngadalësim. Turizmi dhe integrimi, të vetmit faktorë pozitiv
Më datë 26 gusht gjigandi i vlerësimit të kreditit, Moody`s konfirmoi pa asnjë rishikim notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në “B1 me perspektivë të......

Korriku pakëson kursimet në bankë/ Depozitat bien me rreth 5 milionë euro. Në 7 muaj “avulluan” 6 miliardë lekë
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sinjalizojnë se, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka rënë lehtë gjatë muajit korrik të këtij......

Shqiptarët “nuk pyesin” për çmimin e karburantit/ 3 në 4 makina të blera këtë vit punojnë me naftë, rritet pesha, “braktisen” makinat me gaz
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) japin një panoramë deri diku të qartë të qasjes së shqiptarëve ndaj......

Çmimet pengojnë tregtinë, por jo turistët/ Bie volumi i mallrave me 28.1%, pasagjerët dhe fluturimet me rritje për korrikun
Efekti i rritjes së çmimeve vijon të reflektohet në volumin e mallrave edhe përgjatë muajit korrik të këtij viti. Shifrat e transportit të publikuara nga......

Shqiptarët dhe puna, paradoksi i “Gallup”/ Shprehen se punojnë më shumë se austriakët, francezët, finlandezët, por duan të ikin!
81,396 është numri i orëve që kalon një njeri mesatarisht nga jeta duke punuar. I vetmi aspekt të cilit njeriu i dedikon më tepër kohë sesa punës është gjumi.......

Abuzimi i administratës, "industri" më vete/ Dëmi ekonomik, sa paga vjetore e 132 mijë shqiptarëve, ose sa 20% rritje page për çdo punonjës
Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, sa i përket vitit 2021, dëmi i përgjithshëm në ekonomi si pasojë e keqpërdorimit dhe keqmanaxhimit të buxhetit të shtetit......

Turistët "mësyjnë" Shqipërinë/ Në korrik rriten hyrjet me 19.2%, krahasuar me 2019-ën
Sezoni i verës regjistron shifra pozitive sa i përket lëvizjes së shtetasve. Hyrjet e shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, gjatë muajit korrik të......

“Tkurren” fondet e investimit, efekt i krizës? Bie numri i anëtarëve dhe aseteve këtë vit, performanca e dytë më e dobët në 8 vite
Shifrat më të fundit zyrtare nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se në 6 muajt e parë të këtij viti Fondet e Investimeve janë tkurrur, si në......